Organizoi festë në shtëpi disa ditë pas eliminimit,populli brazilian i inatosur me Neymar

AL RAYYAN, QATAR - DECEMBER 09: Thiago Silva and Neymar of Brazil look dejected after their sides' elimination from the tournament after a penalty shoot out loss during the FIFA World Cup Qatar 2022 quarter final match between Croatia and Brazil at Education City Stadium on December 09, 2022 in Al Rayyan, Qatar. (Photo by Francois Nel/Getty Images)

Ndërsa Leo Messi dhe Kylian Mbappè janë gati të luajnë finalen e Botërorit të Katarit, musketieri i tretë i PSG-së, Neymar, ndodhet me pushime në Brazil. Ai i është përkushtuar organizimit të festave, krijimit të “kaosit” dhe futjes në telashe.

“Marifeti” i 10 së “Selecao” ka zemëruar një pjesë të opinionit publik brazilian, i cili ende mban zi për eliminimin në çerekfinale të Kupës së Botës nga Kroacia. Në fakt, Neymar organizoi një festë në vilën e motrës së tij Rafaella, ku morën pjesë shumë të famshëm. Modelet ishin aty, disa të fotografuara përkrah lojtarëve të tjerë që morën pjesë në “Katar 2022”, si anësori i Manchester United, Antony.

Dhe të mendosh që në rrjetet sociale, pas nokautit të Brazilit, Neymar kishte shkruar: “Jam i shkatërruar psikologjikisht”. Botërorin e Katarit e kishte konsideruar dështimin më të keq të gjithë karrierës së tij. Faktet tregojnë për “lot krokodili”, me sa duket, nga ana e kampionit, i cili gjithmonë u përpoq të mbronte edhe trajnerin Tite dhe tha se do të marrë pak kohë për të reflektuar mbi të ardhmen e tij në kombëtare.

Por më pas erdhi festa dhe, me kalimin e orëve, kritikat shtoheshin. “Folha de Sao Paulo” ka shkruar: “Duket se zemërimi i tij u zhduk në festën që zhvilloi së bashku me kolegët, modelet dhe shumë argëtim”. Ish-futbollisti Neto, idhulli i Corinthians dhe tani prezantues televiziv, u shpreh veçanërisht i ashpër:

“Të gjithë kanë të drejtë të organizojnë festa, por nëse shkatërrohen psikologjikisht nuk do të të jenë pranë për festa”. Duke shtuar: “Neymar ka respekt për popullin brazilian”. Dhe përsëri: “A e ka parë dikush Cristiano Ronaldon të festojë pas eliminimit? A e ka parë dikush De Bruyne? Ajo që pamë në Kupën e Botës ishte një turp”.

Lexo edhe :  “Trionda”, FIFA prezanton topin zyrtar të Botërorit2026

Për të mbyllur serinë e opinioneve, Walter Casagrande Junior, ish-futbollist i Corinthians dhe tani komentues i portalit “Uol”: “Nuk është e mundur që të ketë ende njerëz, të cilët mendojnë se Neymar mund të ndihmojë në procesin e rithemelimit të Selecao. Ndihma e tij e vërtetë do të ishte të qëndronte larg futbollistëve të rinj brazilianë për të mos i kontaminuar ata me idetë dhe sjelljen e tij”.