Djali i Lineker fiton një bast të çmendur në finale pasi parashikoi pothuajse çdo gjë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Argjentina, e cila fitoi Kupën e Botës në Katar pas 36 vitesh “agjërim”, lumturoi një popullatë të tërë, e cila shpërtheu në festime të papërmbajtshme. Por Messi dhe njerëzit e tij nuk janë të vetmit që patën arsye për t’u gëzuar për bilbilin e fundit të gjyqtarit Marciniak, pasi dikush tjetër hodhi grushtat në ajër…

Dhe jo për arsye fisnike të lavdisë sportive, por thjesht për para, duke qenë se ndeshja e luajtur në stadiumin “Ikonik Lusail” shpërbleu një bast-vënës aq të aftë sa të parashikonte praktikisht çdo moment të vetëm të ndeshjes.

Për më tepër, ky nuk është një njeri anonim, por dikush që në familje sigurisht është mësuar të diskutojë futbollin me ata që e “përtypin” më shumë. Po flasim për djalin e Gary Lineker, George. 31-vjeçari, një nga katër fëmijët e ish-sulmuesit të Anglisë, tani ekspert për BBC, postoi pamjen e një basti monstruoz që ai fitoi pas finales.

Një bast në të cilin ai vërtet hamendësoi gjithçka që mund të ndodhte të dielën, në aktin final të Kupës së Botës. Lineker JR bashkoi shtatë zgjedhje të ndryshme në të njëjtin bast. Një kombinim i tillë kishte koeficientin e përgjithshëm 170. Në bastin e tij ishin parashikuar:

1) Argjentina, fituese e Kupës së Botës;

2) Argjentina fitoi me penallti;

3) 2-2 si rezultat i saktë në kohën e rregullt të lojës;

4) Messi shënon në çdo etapë të ndeshjes finale;

5) Mbappé shënon në çdo etapë të ndeshjes finale;

6) Më shumë se një karton në ndeshje;

7) Më shumë se 5 goditje nga këndi në ndeshje.

Siç mund ta shohim, George guximtari i kapi të gjitha parashikimet e duhura, me një fat të çmendur të fituar. Lineker Jr ka vënë bast 20 paund për kombinimin (ose 23 euro), duke marrë në shtëpi 3405 paund (3900 euro).

Lexo edhe :  Sylvinho e refuzon, Anis Mehmeti shkëlqen në Championship sërish!

“Nëse dikush meriton të fitojë një bast, mendoj se jam unë. Faleminderit të gjithëve”, – shkroi ai, duke shoqëruar “tweet”-in ngacmues për fitoren e madhe, por mbi të gjitha lojën spektakolare. Sepse kur keni mbiemrin Lineker, më shumë se paratë e fituara është e rëndësishme t’iu bëni të ditur të gjithëve se kompetenca është në shtëpi…

Të fundit

“Interi ka blerë 5 të rinj dhe asnjëri nuk është titullar”

Beppe Bergomi, ish-kapiteni i Interit dhe kampion bote me Italinë më 1982, analizoi humbjen e parë të zikaltërve këtë...

Telefonat do të bëhen edhe më të shtrenjtë vetëm brenda pak muajsh, ja pse

Këtë vit, TSMC (Taiwan Semiconductor Manufacturing Company) rriti çmimet për prodhimin e çipave. Vitin tjetër, pritet që TSMC të rrisë më tej kostot me 5-10%...

Shkaktuan 16 milion lekë dëm, në pranga dy qytetarë

Ditën e sotme blutë kanë arrestuar dy shtetas pasi vodhën në mobilerinë ku punonin materiale pune përmes të cilave prodhuan mobilje dhe më pas...

“Nëse Rama vazhdon punën, Shqipëria anëtarësohet në 2029”

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian tha se Shqipëria mund të bëhet anëtare e unionit në vitin 2029, nëse Kryeministri Edi Rama vazhdon “punën...

PD nuk di të ndryshojë, vijon avazin me “farsën elektorale”

Koalicioni PD-ASHM ka depozituar sot, më 1 shtator 2025, një kërkesë-padi pranë Kolegjit Zgjedhor, ku kundërshton rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit,...

Lajme të tjera

Web TV