“Në qiell”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sigurisht që fitorja e Argjentinës ndaj Francës dhe ngritja e trofeut të Kupës së Botës nga Messi, pushton faqet e para të mediave sportive e më tej në ditën e sotme.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë:

La Gazzetta dello Sport hapet me një homazh për Pleshtin: “Messi, këmba e Zotit”. Argjentina kampione e botës në finalen më të bukur ndonjëherë, ku 3 golat e Mbappe si golashënuesi më i mirë nuk mjaftojnë.Faqja e parë La Gazzetta dello Sport 19/12/2022

Corriere dello Sport hapet me titullin: “MaraDoha”. Messi si Diego. Franca mposhtet me penallti (4-2). Hat-triku i Mbappe nuk i mjafton Deschamps. Leo shënon dy herë dhe bën histori: “E bëra ëndrrën time realitet. Unë nuk do të ndalem”.Prima Pagina Corriere dello Sport 19/12/2022

Tuttosport hapet me një dedikim: “Futboll, të dua!”. Duke ndjekur hapat e Maradonës, Messi e çon Argjentinën drejt titullit të tretë Botëror.Prima Pagina Tuttosport 19/12/2022

“Në qiell” është titulli i madrilenes AS. Argjentina fiton Kupën e tretë të Botës duke u kapur pas figurës së Messit, autor i dy golave ​​dhe lojtari më i mirë i turneut. Finalja e madhe zgjidhet me penallti me një hero: Dibu Martínez.Prima Pagina AS 19/12/2022

Katalanasja Mundo Deportivo shkruan: “Messi më i miri në histori”. Argjentina është tre herë kampione pasi mposhti Francën në një finale të vendosur me penallti.Prima Pagina Mundo Deportivo 19/12/2022

Ndërsa në Francë, L’Equipe është natyrshëm i hidhur, por i bën homazh protagonistit tjetër të një sfide që tashmë është kthyer në legjendë, pikërisht Mbappé: “Kokën lart”, me yllin francez i cili deri në fund, me një hat-trick, tentoi të përmbyste ndeshjen.

Prima Pagina L'Equipe 19/12/2022

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV