Formacioni me lojtarët më të dobët të Kupës së Botës, pjesë e tij edhe Cristiano Ronaldo

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Cristiano Ronaldo është përzgjedhur në 11-shen më të keqe statistikore nga Kampionati Botëror pasi kaloi një kohë të vështirë për Portugalinë në turneun që u mbajt në Katar.

Ylli 37-vjeçar shënoi vetëm një gol për vendin e tij dhe u la në pankinë nga Fernando Santos për ndeshjen e 16-tës me Zvicrën dhe humbjen tronditëse në çerekfinale ndaj Marokut.

Ronaldo thuhet se kërcënoi të largohej nga kampi portugez gjatë një takimi të nxehtë me Santos pasi zbuloi se ishte në stol për ndeshjen ndaj Zvicrës, megjithëse kjo u mohua shpejt nga federata e vendit dhe lojtari.

Dhe mjerimi i Ronaldos është shtuar duke u zgjedhur nga Website i statistikave “Sofascore” si pjesë e formacionit me lojtarët që përformuan më dobët në Botëror.

Formacioni bazohet në vlerësimin e Sofascore, i cili i jep secilit lojtar një rezultat nga 10 paraqitjet e tyre në turne. Për t’u përfshirë, lojtarët duhej të kishin bërë të paktën katër paraqitje në Katar.

Ronaldo, i cili është parë përsëri në terrenin stërvitor të Real Madridit teksa duket të mbajë formën gjatë kërkimit të tij për një klub të ri, u emërua në skuadrën e Sofascore pasi mori vlerësimin vetëm 6.46.

Sulmuesi portugez është partner në sulm me Lautaro Martinez, pavarësisht se argjentinasi është anëtar i ekipit që ngriti trofeun pasi mundi Francën me penallti në një finale të paharrueshme.

Më poshtë mund të shikoni formacionin e plotë dhe vlerësimit e lojtarëve që janë përfshirë në formacionin më të dobët të Botërorit nga Sofascore.

Skuadra me vlerësimin më të keq nga Kupa e Botës në Katar, e siguruar nga Sofascore.com

Të fundit

Marrëveshja me Italinë, sot pritet të mbërrijë në Shëngjin anija me 30 emigrantë

Një grup tjetër emigrantësh pritet të mbërrijnë këtë të mërkurë në Shqipëri. Anija Spica e Marinës Ushtarake italiane, me...

Cili është plani i ri për ndihma në Gazë dhe pse po kundërshtohet nga grupet bamirëse?

Një grup – i mbështetur nga Uashingtoni – që është aprovuar nga Izraeli për të marrë përsipër shpërndarjen e ndihmave në Gazë, tha se...

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë/ Sot etapa e tretë ja akset që do të bllokohen

Sot do të zhvillohet etapa e tretë e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë që nis në Elbasan dhe përfundon në Vlorë. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti,...

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës/ Rama ndan fotot, ralizimi fizik ka arritur në 50%

Në autostradën Tiranë-Durrës vijon puna për zgjerimin e rrugës me nga dy korsi në secilën anë, ku njëra korsi do të shërbejë për emergjencat,...

Deficiti i skemës së pensioneve në përmirësim, si po mbahen shpenzimet nën kontroll

Skema e sigurimeve shoqërore ka arkëtuar më shumë, teksa është treguar me e kursyer në shpenzime me 2024, duke ulur në këtë mënyrë boshllëkun...

Lajme të tjera

Web TV