Derbi Tirana – Partizani nis me 10 minuta vonesë, Skuka zhbllokon ndeshjen shumë shpejt

Ndeshja derbi mes Tiranës dhe Partizanit do duhet të niste në 20:00. Dueli është shtyrë me disa minuta kjo për shkak të hedhjes së sendeve në fushë nga tifozët. Flakadanë, kapsolla dhe shumë letra janë në tapetin e lojës, me arbitrin Eldorjan Hamiti që ka shtyrë disa minuta ndeshjen derisa fusha të pastrohet.

Ndërkohë ende pa filluar mirë derbi, Partizani ka ndëshkuar Tiranën.

Skuka ka realizuar në minutën e 4′ pas një përgjumje të mbrojtjes së Tiranës.