Tifozët argjentinas përplasen me policinë, sjellin trazira në Buenos Aires

Tifozët argjentinas të futbollit u përleshën me policinë në mbrëmjen e së martës në rrugët e Buenos Airesit pas paradës për suksesin në Kupën e Botës.

Përplasjet nisën kur agjentët u përpoqën që të zbrisnin dy fansa nga maja e monumentit “Obelisk” në Sheshin e Republikës. Kjo i acaroi tifozët, që u përgjigjën duke hedhur objekte drejt punonjësve të policisë.

Ndërkohë që persona të tjerë e shfrytëzuan situatën për të grabitur. Disa prej tyre thyen dyert e një banke dhe ngarkuan sende në një furgon.

Për shkak të frikës së trazirave dhe rrezikut për jetën që miliona tifozë kishin, federata dhe policia vendosën që parade me autobusin e hapur në rrugët e kryeqytetit të anulohej.

Si pasojë e festimeve, humbi jetën një 24-vjeçar. Ai ishe mbi një çati duke u hedhur nga gëzimi, por çatia u shemb e i riu humbi jetën, si pasojë e plagës së marrë në kokë.

Ndërkohë që një fëmijë pesë vjeçar ndodhet në koma. Bashkë me prindërit ai ndodhej në sheshin “San Martin”, kur një copë mermeri i ra në kokë, duke i shkaktuar dëmtime serioze.

Sipas mediave argjentinase, nga festimet e çmendura ka një numër të plagosurish.