VIDEO/ Partizani mposht Tiranën dhe ruan kreun e renditjes, goli i Skukës vulos sfidën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partizani është mjaftuar me golin e Xhuliano Skukës në derbi, për të mposhtur 0-1 Tiranën në Air Albania.

Ndeshja do niste shumë mirë për të kuqtë, të cilët do merrnin avantazhin shumë shpejt. Krosimi i Buxhelajt nuk do mund të kontrollohej dot nga Aleksi, aty u gjend Skuka, i cili realizoi me mjaftë qetësi.

Pas 30 minutash lojë, sërish Skuka protagonist, por këtë herë gjen përgjigjen e Bekajt. Pjesa e dytë e ndeshjes fillon në kohë vonesë, pasi ndërsa skuadrat ishin në dhomat e zhveshjes, tifozët në tribuna luanin ndeshjen e tyre dhe fishekzjarret e shumta e bënë të pamundur vijimin normal të sfidës.

Hadroji në minutën e 74-të shpëton ekipin nga një gol i sigurt, pasi Ismajlgeci ishte gati për të barazuar shifrat për bardheblutë, pas një topi të ardhur nga krahët.

Asnjë ndryshim rezultati deri në fund, skuadra e Colellas merr kështu 3 pikë të arta dhe shkon në kuotën e 29 të tillave në vendin e parë, e ndjekur nga Tirana me 4 pikë më pak.

 

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV