Në Francë nuk e përtypin dot humbjen, hapet peticion për të riluajtur finalen e Botërorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Populli francez nuk bie dakord me finalen e Kupës së Botës në Katar 2022, aty ku kombëtarja e tyre u mposht në finale nga Argjentina teksa vendimtare rezultuan goditjet e 11-metërshave, me lojtarët albiceleste që u treguan shumë të saktë.

Megjithatë, para se sfida të shkonte tek 11-metërshat, Franca pretendoi në disa raste për gjykimin, teksa “Gjelat” protestuan gjatë për penalltinë e akorduar në favor të Di Marias. Ousmane Dembele ishte ai që pati kontatin me sulmuesin anësor, mirëpo nga pamjet u duk se bëhej fjalë për një kontakt tejet të lehtë. Gjithsesi, arbitri Marciniak akordoi menjëherë penallti dhe nuk pati nevojën as për t’u këshilluar me sistemin VAR.

Ndërkohë, një tjetër rast që pretendojnë francezët është edhe një kontakt në zonë i Thuram me Romeron. Gjyqtari polak akordoi faull në dëm të Francës duke ndëshkuar me karton të verdhë Thuram për simulim në zonë, megjithatë sërish pamjet treguan se kontakt pati ndërsa edhe në këtë rast, Marciniak nuk priti sistemin VAR.

Në këtë formë, në Francë kanë nisur një peticion për të riluajtur finalen, teksa deri më tani janë mbledhur plot 200.000 firma. Megjithatë, diçka e tillë duket e pamundur për t’u realizuar pavarësisht dëshirës së francezëve, me Argjentinën që prej disa ditësh po i gëzohet suksesit të tretë në një kampionat Botëror.

Të fundit

Vota e diasporës/ Gjekmarkaj: Dyshime se fletët janë plotësuar prej 2 ose 3 personave

Agron Gjekmarkaj është i pranishëm në Parkun Olimpik ku po vëzhgon procesin e numërimit të votave të diasporës të...

Renditja e “Forbes”, Cristiano Ronaldo është sportisti më i paguar në botë

Cristiano Ronaldo kryeson listën e Forbes të atletëve më të paguar për të tretin vit radhazi, ndërsa ylli i NBA-së, Stephen Curry, është ngjitur...

Kandidoi për PS por nuk fitoi, reagon Endrit Braimllari

Endrit Braimllari, i cili u largua nga Partia e Lirisë dhe iu bashkua PS-së duke kandiduar në zgjedhjet parlmentare të 11 Majit në Qarkun...

Darka private në Pallatin e Brigadave! Spiropali publikon fotot e pritjes së Macron,

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ka publikuar foto nga darka private e pritjes së Presidentit të Francës, Emmanuel Macron së bashku me Zonjën e Parë Brigitte...

“Qytetarët i besuan Edit”- Linda Rama: Ndjej peshën për të mos zhgënjyer askënd!

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama, ka komentuar në Forumin Ekonomik fitoren e katërt të të shoqit në krye të qeverisë, duke u...

Lajme të tjera

Web TV