Real Madrid nuk heq dorë nga Mbappe dhe janë të gatshëm të bëjnë çmendurinë për të

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Më të mirët duhet të jenë te Reali”, janë këto fjalët e Guti teksa shprehet për Mbappe. Këtë të martë mbushi 24 vjec duke i festuar përgjysmë. Bëri një botëror të pabesueshëm, por Franca nuk arriti të fitonte. E pamundur të mos flasësh për Këpucën e Artë të Botërorit 2022, kryegolashënues edhe në Champions dhe Ligue 1. Mbappe është një fenomen dhe, sipas Gutit, të mëdhenjtë duhet të luajnë në “Bernabeu”. Ish numri 14 i Realit nuk është i vetmi madridist në këtë linjë mendimi, rrjetet sociale janë plot njerëz që i kërkojnë Florentino Perezit ta provojë sërish, duke nisur nga Guti, që shprehet.

“Unë e fala menjëherë, që ditën pas refuzimit. Kur e shoh të luajë te PSG, më ngjall zemërim, jo vetëm për Realin, por edhe për La Ligan. Dikush si ai do t’i jepte shumë forcë kampionatit tonë, La Liga duhet të ketë gjithmonë më të mirët e botës. Mund të kuptoj faktin se ka shumë tifozë që mbetën keq për faktin se të gjithë në një moment e shihnim Mbappe si një lojtar të Realit të Madridit, ishte një zhgënjim i madh, dhe kjo është evidente. Por pastaj kupton që ishte një vendim personal dhe mendon se Reali nuk mund t’i mbyllë derën një lojtari kaq spektakolar. Nuk mund ta bëjë. Ai mund të na argëtojë dhe mund t’i japë shumë klubit. Mendoj që Mbappe është një lojtar i bërë për Realin dhe, nëse dëshiron që të bëjë atë që kanë bërë Messi e Ronaldo, duhet të luajë te Reali i Madridit, pasi te PSG nuk do t’ia dalë. Për mua Reali duhet ta marrë menjëherë, tani. Në merkato ka shumë elementë të mirë, por askush nuk është si ai. Haaland ndoshta, por është një shkallë më poshtë. Mbappe është unik. Vetëm ai mund të japë atë që Messi i dha Barcelonës apo Ronaldo Realit, askush tjetër”.

Guti nuk është i vetmi që mendon kështu, pasi edhe Waynee Rooney deklaroi.

“Mbappe duhet të ikë nga PSG dhe të shkojë në Premier League. PSG është një klub i madh, por mendoj që Mbappe në Ligue 1 e ka bërë atë që duhej të bënte. Nëse do të arrijë nivelet e Messit apo Ronaldos, duhet të shkojë te Manchester United apo te Reali i Madridit”.

Lexo edhe :  Barcelona publikon listën për finalen ndaj Realit, rikthim i befasishëm për katalanasit

FLORENTINO PEREZ

Florentino Perez ndërkohë dëgjon dhe reflekton. Zhgënjimi i para pak muajve i djeg ende. Presidenti ishte i sigurt se do të mund të merrte francezin, por Franca ja mohoi. Fitoi ndërhyrja shtetërore, lidhja emocionale dhe ekonomike e krijuar mes Doha-s dhe Parisit. Nga Katari i vunë në pjatë 486 milionë euro, mes shpërblimit për firmën, (180 milionë në 3 këste), çmimit të besnikërisë, (70 milionë euro nëse nuk ikën në 2023, 80 nëse qëndron edhe në 2025, dhe 90 nëse zgjat kontratën deri në 2026, plus 72 milionë euro bruto në sezon.

VETË AI

Në fakt Kylian ka firmosur vetëm një 2-vjeçar, 2022-2024. Verën e ardhshme do të mund të vendosë nëse do të ushtrojë opsionin për 2025, përndryshe pas 12 muajsh do të jetë sërish i lirë. Al Khelaifi pak ditë më parë deklaroi se Mbappe në Paris është shumë i lumtur. Një e vërtetë e pjesshme. Sigurisht që është më i lumtur se në tetor, kur mediat publikuan se PSG kishte paguar një shoqëri për të krijuar postime që e kritikonin. Lajme këto që e kishin nxehur aq shumë sa të mendonte largimin nga PSG në janarin e 2023. Pastaj u qetësua, në pritje të Botërorit.  Ndërkohë e lau pjesërisht borxhin me sheikun duke luajtur një Botëror të mrekullueshëm, dhe duke arritur në finale kundër Messit, dhe mbetet për tu parë se si do të përgjigjet nëse Reali do ti trokasë sërish në derë.

PORTA E REALIT

Në fakt në “Casa Blanca”, për momentin, nuk flitet më për të, por është e qartë që duhet gjetur një zëvendësues për Benzema. Për këtë arsye tifozët i kërkojnë Florentinos blerjen e Mbappe. Presidenti në maj kishte thënë.

” Është penduar që tani që nuk u shit”, ndërkohë që mediat spanjolle janë të bindura se edhe pse te Reali asnjë lojtar nuk është më i madh se klubi, po ashtu për sa kohë të jetë President Florentino Perez, dyert e Realit nuk do të jenë kurrë të mbyllura për Mbappe. Ndeshja është e hapur, në lojë janë milionat. Botërori mund të sjellë një Real që ngre podin, me një mega-kontratë që mes kartonit, pagës dhe sponsorëve mund të arrijë te një miliard euro. Dhe në çdo rast do të fitojë Mbappenë. Të gjithë duan ta mbulojnë me ar.

Të fundit

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

Lajme të tjera

Web TV