Vjen sot në Shqipëri, zbardhet axhenda e kryeministrit grek

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis udhëton këtë të enjte drejt Shqipërisë. Sipas axhendës, Mitsotakis do të vizitojë fshatrat e minoritetit grek në Shqipëri, konkretisht në Himarë, Finiq dhe Dropull dhe ku do të takohet me qytetarë e drejtues të komuniteteve lidhur me problematikat dhe shqetësimet që ata kanë. Mitsotakis nuk kërkon të nxisë tensione, përkundrazi, kërkon t’u dërgojë mesazhin emigrantëve grekë, se Greqia është në krah të tyre.

Sipas mediave greke, bëhet me dije se do të jetë Kryeministri Rama ai që do të presë në Derviçan homologun grek, dy javë pas takimit që dyshja mbajti në Tiranë. Më herët kreu i qeverisë shqiptare ka qenë në Derviçan në kuadër të mobilizimit parazgjedhor për zgjedhjet bashkiake të 2023, prej nga ku shprehu përkrahjen e tij për minoritetin grek. Kryeministri i fundit grek që ka qenë në jug të Shqipërisë, ka qenë Konstantinos Mitsotakis në janar 1991 kur vizitoi Derviçanin.

Një ditë para vizitës së Mitsotakis në jug të vendit, sipas protothema.gr, Presidenti Bajram Begaj ka qenë në fshatrat ku banon minoriteti grek dhe ka kërkuar heqjen e flamurit të vendit fqinj, kërkesë kjo që nuk u pranua nga Kryebashkiaku i Finiqit.

Udhëtimi i Mitsotakis në Shqipëri, vjen një ditë pas vizitës së Ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias. Ky i fundit u takua me homologen shqiptare, Olta Xhaçka, ku gjetja e konsensusit për dërgimin e çështjes së detit në Hagë, ishte kryefjala e diskutimit mes dyshes.

Të fundit

Vitaminat që gratë duhet të marrin çdo ditë

Gratë dhe vajzat duhet të tregojnë kujdes për ushqyesit e nevojshëm në çdo fazë të jetës së tyre. Nevojat për...

Sarandë/ Dyshohet se i shiti drogë 15-vjeçares, nis hetimi për të riun!

Një 22-vjeçar i cili dyshohet se i shiti një sasi lëndë narkotike kokainë një vajze 15-vjeçare do të hetohet në gjendje të lirë. Ngjarja mësohet...

Plani për të vrarë Inez Hajrullën e Ervis Matodashajn, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi 11 vite burg për Leonard Luzin, i cili do të vriste Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn. Lihen...

E pyesin për LaCivita-n, kryedemokrati: Edhe Sali Berisha ka privatësinë e tij…

“Arkitekt” i fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike këtë vit. Po tani që ky proces u mbyll, çfarë ka ndodhur me Chris LaCivita? Kryedemokrati Sali Berisha...

Përmbytet gomonia me emigrantë në Angli, humb jetën 1 person dhe shpëtohen 62 të tjerë

Një gomone me emigrantë është përmbytur pranë bregdetit të Boulogne-sur-Mer, në Francë, në përpjekje për të kaluar Kanalin e Anglisë. BBC raporton se 1...

Lajme të tjera

Web TV