‘Deklaratë e rrezikshme’/ Bild: Për herë të parë pas sulmit, Putin shqipton fjalën…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga BILD

Pak para Krishtlindjeve, diktatori i Kremlinit, Vladimir Putin, duket se e ka lëshuar veten.

Gjatë këtij viti, ai dhe propaganda ruse kishin qenë të përpiktë për të përshkruar agresionin rus ndaj Ukrainës si një ‘operacion special ushtarak’. Ai përdori fraza të tilla si ‘denazifikimi’ ose ‘demilitarizimi’ për të justifikuar luftën dhe aneksimin e planifikuar të zonave lindore të Ukrainës.

Tani Putini po flet për herë të parë për luftë që nga 24 shkurti- dhe kjo mund të jetë vërtet e rrezikshme për të!

Sa për kujtesë: regjimi në Moskë kishte eliminuar nga gjuha terma të tillë si lufta, kushdo që fliste publikisht për luftën, duhej të llogariste dëme të rënda. Shpërndarja e shifrave të viktimave, që nuk korrespondonin me komunikatat e Kremlinit, shtypej në mënyrë brutale.

Tani, në njëfarë mënyre, Putini po thyen rregullin e tij! Pas gafës në konferencën për shtyp, era po fryn kundër tij.

Politikani opozitar, Nikita Yuferev nga Shën Petersburgu e denoncoi diktatorin për diskreditim të ushtrisë.

Në një postim në mediat sociale, ai shkruan: “Putini e quajti luftën, luftë. Duke vepruar kështu, ai shkelin nenin 207 të Kodit Penal rus, që flet për përhapjen e informacioneve të rreme në lidhje me vendosjen e forcave të armatosura ruse”.

Në të njëjtën kohë, mijëra njerëz në mbarë vendin janë dënuar për një gjë të tillë.

Dënimi i mundshëm për Putinin do të ishte deri në dhjetë vjet burg, gjobë deri në pesë milionë rubla apo edhe ndalim nga mbajtja e postit. Juferev tha se ai ka paraqitur një padi te ministri i Brendshëm dhe Prokurori i Përgjithshëm.

Padia nuk ka asnjë shans për sukses ligjor: së fundmi, disa propagandistë pro-Kremlinit kanë folur për luftë pa u proceduar.

Kjo konfirmohet edhe nga Juferev, ai nuk pret që Putini të dënohet, ai thjesht kërkon të ekspozojë mashtrimin.

Rasti i drejtorit në televizionin RT, Anton Krasovski, tregon qartë se gjyqësori rus dëgjon vetëm atë që dëshiron të dëgjojë dhe është jashtëzakonisht fleksibël në interpretimin e ligjit. Krasovski kishte kërkuar që fëmijët ukrainas të digjeshin apo të mbyteshin- por gjyqësori nuk gjeti elementë të veprës penale.

Lexo edhe :  Kriza ekonomike, 3 milionë të papunë në Gjermani

Juferev nga ana tjetër, duhej të paguante një gjobë në shtator për diskreditimin e ushtrisë. Më parë, së bashku me anëtarë të tjerë të një parlamenti vendor në Shën Petersburg, ai i kishte bërë thirrje parlamentit rus, Dumës, që të akuzonte Putinin për tradhti të lartë për shkak të luftës në Ukrainë.

Por edhe nëse ankesa e një politikani të vetëm opozitar nuk duhet ta shqetësojë Putinin, me deklaratën e tij ai hapi pa dashje derën e një fronti të gjerë në popullsinë e tij.

Prej muajsh, veçanërisht familjarët kanë kërkuar zbardhjen e numrit të viktimave të vrara në mënyrë të pamëshirshme. Ndërsa Kremlini deklaron se është plotësisht i kënaqur me ‘operacionin special’ dhe se numri i viktimave është më pak se 6 mijë, vlerësimet nga Perëndimi janë dukshëm më të larta.

Në fillim të nëntorit, shefi i shtabit të SHBA, Mark Milley vlerësonte se Rusia kishte humbur 100 mijë ushtarë për shkak të vdekjes ose plagosjes. Ky numër ka të ngjarë të jetë rritur me rreth 10 mijë që atëherë.

Disa ditë më parë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky foli gjithashtu për 100 mijë ushtarë të vrarë rus. Një gjë është e sigurt: askush- madje as në Rusi- nuk e beson numrin prej 5937 ushtarësh të rënë, që u dha nga Rusia në tetor.

Që në mars, një gazetë ruse e lidhur me shtetin raportoi 9861 vdekje në faqen e saj. Lajmi u hoq me shpejtësi dhe u mohua duke u thënë se ishte sulm hakerash.

Pikant është fakti se Putini duhet t’i shpjegojë popullsisë devijimet ekstreme, nëse vendi i tij është në gjendje lufte, siç e ka dhënë ndoshta pa dashje, atëherë udhëheqja është e detyruar të publikojë rregullisht informacione të besueshme për humbjet.

Por Rusia gjithashtu mund të gjejë një rrugëdalje nga kjo dilemë: sipas shërbimit sekret të NATO-s, udhëheqja e Kremlinit ka përllogaritur deri në 300 mijë vdekje për trupat e saj në fushatën në Ukrainë. Nëse kjo shifër është e saktë, numri i rusëve të vrarë në Ukrainë mund të trefishohet afërsisht në vitet e ardhshme- ndërkohë që udhëheqja e paskrupullt e Rusisë nuk do e shohë si humbje.

Të fundit

1 Shtator 1939 – Gjermania pushton Poloninë, nis Lufta e Dytë Botërore

Në orët e para të mëngjesit të 1 shtatorit 1939, pa ndonjë shpallje formale lufte, Gjermania naziste nën drejtimin...

Rriten kursimet për pension privat/ Ja sa përfitojnë shqiptarët me ligjin e ri

Vitin e kaluar, vlera neto e aseteve të fondeve arriti në 12.87 miliardë lekë ose gati 131 milionë euro, në rritje me 17% krahasuar...

Ndërron jetë regjisori i madh Dhimitër Anagnosti

Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare regjisori i madh i kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti. Lajmin e trishtë e ka bërë publik e bija, Juna Anagnosti,...

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të dëmshpërblimit për të burgosurit politikë...

“Putini është grabitqar, nuk do të ndryshojë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu fjalët ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite të dielën në kufirin e Polonisë...

Lajme të tjera

Web TV