Predhat ruse nuk ndalen godasin Kherson-in, dhjetëra të vdekur dhe të plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Predhat ruse që goditën qytetin jugor të Ukrainës Kherson kanë vrarë shtatë persona dhe plagosur 58 të tjerë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, sapo u kthye nga udhëtimi i tij i shpejtë në Washington, postoi foto të rrënojave në llogaritë e tij në mediat sociale.

 

Ai vuri në dukje se shkatërrimi erdhi ndërsa ukrainasit po fillonin festimet e Krishtlindjeve që për shumë të krishterë ortodoksë do të kulmojnë në festën tradicionale më 7 janar.

“Kjo nuk është përmbajtje e ndjeshme – është jeta reale e Khersonit”, shkroi Zelensky në Twitter.

Imazhet tregojnë makina në flakë, trupa në rrugë dhe xhamat e ndërtesave të shpërthyera.

 

E shtuna shënon 10 muaj nga fillimi i pushtimit rus.

Ukraina është përballur me një sulm të ashpër të zjarrit të artilerisë ruse, raketave, granatimeve dhe sulmeve me dronë që nga fillimi i tetorit, shumica e të cilave synojnë infrastrukturën energjetike në një përpjekje për të shkurtuar shërbimet e energjisë elektrike dhe ngrohjes ndërsa dimri i ftohtë përparon.

Granatimet kanë qenë veçanërisht intensive në Kherson që kur forcat ruse u tërhoqën dhe ushtria e Ukrainës rimori qytetin jugor në nëntor.

Më herët të shtunën, guvernatori rajonal i Donetskut, Pavlo Kyrylenko, tha se dy persona u vranë dhe pesë u plagosën në bombardimet atje gjatë ditës së kaluar.

Vdekjet ishin në Kurakhove, një qytet me rreth 20 mijë banorë që është 30 kilometra në perëndim të qytetit të Donetsk të kontrolluar nga Rusia.

Të fundit

Një shqiptar merr “Djallin”, nis epoka e Igli Tares te Milani

Igli Tare është emëruar zyrtarisht si Drejtori Sportiv i ri i Milanit, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare që e...

“Më bënë magji të zezë”, 51-vjeçarja shqiptare përndjek për 10 vite fqinjët

“Ajo ishte e bindur se ne ishim të këqij, se ne ishim djalli dhe se ne e shikonim me sy të keq. Ajo nuk...

“Opozita kërkon destabilitet, kurse PS sheh nga Europa”

Partia Socialiste mori një rezultat të thellë me 83 mandate në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, por kontribut dhanë edhe disa përfaqësues të opozitës...

Skandal në Florida, 18 ushtarë qëllojnë me armë në një plazh të mbushur me pushues

Një grup prej të paktën 18 ushtarësh të forcave elitare amerikane Army Rangers tronditi pushuesit në Crab Island, Florida, kur ata qëlluan me armë...

“Non grata” nga amerikanët, Franca e Gjermania sanksione ndaj Milorad Dodik

Bashkimi Evropian duhet të pezullojë projektet financiare që janë të dobishme për Republikën Sërpska, dhe të shqyrtojë vendosjen e sanksioneve të synuara ndaj individëve...

Lajme të tjera

Web TV