Uroi Krishtlindjet me postimin e tij, Mohamed Salah “kryqëzohet” nga ndjekësit myslimanë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ylli i Liverpool -it, Mohamed Salah është kritikuar në rrjetet sociale nga tifozët myslimanë pasi postoi një foto të familjes së tij pranë një peme të Krishtlindjes . Salah, i cili është mysliman, në foton e publikuar në llogaritë e tijë sociale ka shkruar “Gëzuar Krishtlindjet”.

30-vjeçari dhe familja e tij, gruaja Magi dhe vajzat Makka dhe Kayan, pozuan me pizhame të ngjashme për postimin e tij tradicional të Krishtlindjeve. Menjëherë pas këtij postimi, tifozët kanë nisur të “kryqëzojnë” sulmuesin e Liverpool, në rrjetet sociale, ku disa prej tyre shprehen se nga ky moment nuk do të jenë më ndjekës të tij.

“Unë kam qenë tifoz i Liverpool-it që kur kam lindur, por do të ndaloj së mbështeturi klubin sepse ju po festoni Krishtlindjet me të krishterët. Sapo më ke humbur si tifoz Mo Salah. Mirupafshim!”, shkruan një ndjekës.

“Mo Salah, të kam dashur si tifoz i Madridit. Të kam parë si një lojtar të shkëlqyer dhe më ke frymëzuar gjithmonë. Megjithatë, pas këtij postimi në Twitter, nuk mund të të shoh më si modelin tim”, ka reaguar një tifoz.

“Më ke zhgënjyer. Nëse nuk e fshini këtë postim, do të më duhet të të anuloj ndjekjen”, nënvizon një i tretë.

Të fundit

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 22 vatra në 24 orët e fundit, pesë ende aktive

Në 24 orët e fundit janë raportuar 22 vatra zjarri, sipas një përditësimi nga Ministria e Mbrojtjes. Pesë nga këto...

A dëshiron Dua Lipa të ketë fëmijë me Callum Turner? Rrëfehet këngëtarja

Ylli i muzikës pop, Dua Lipa, ka ndarë për herë të parë mendimet e saj mbi amësinë dhe planet për të krijuar familje me...

Aksioni në Theth/ Tabaku: Pas detit, shqiptarëve tani duan ti marrin edhe malet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar sërish përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me situatën në Theth dhe efektet e...

Prishja e ndërtimeve në Theth, Avokatja e Popullit: Nuk është ankuar askush deri tani

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ka deklaruar se institucioni që ajo drejton ende nuk ka marrë asnjë ankim nga ana e qytetarëve në lidhje...

Gjirokastër/ Aksion në tregun rom, tregtarët: Jemi në buzë të malit nuk pengojmë asnjë

Bashkia e Gjirokastrës ka nisur ditën e sotme një aksion në tregun rom të qytetit. Mësohet se fadromat kanë zbarkur mëngjesin e sotëm për...

Lajme të tjera

Web TV