VIDEO/ Arsenali përmbys West Hamin dhe ruan vendin e parë në renditjen e Premier League

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arsenali ka fituar 3-1 ndaj West Hamit në kuadër të javës së 17-të në Premier League.

Topçinjtë tundën rrjetën e mysafirëve pas vetëm pesë minutash me anë të Buakyo Sakas, por goli u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Më pas, “Çekiçët” fituan një penallti në minutën e 28-të, e cila u konvertua në gol nga Mohamed Said Benrahma.

Skuadrat shkuan në pushimin mes pjesëve me këtë rezultat (0-1), derisa në 45 minutat e dytë u shënuan edhe tre të tjerë.

Fillimisht, Martin Odegaard asistoi te Bukayo Saka, që realizoi për 1-1, duke i dhënë edhe më shumë motiv skuadrës së tij.

Pesë minuta më vonë, Granit Xhaka e gjeti për mrekulli Gabriel Martinellin, që i përmbysi shifrat në 2-1.

Për ta vulosur fitoren e Arsenalit u përkujdes Eddie Nketiah në minutën e 69-të, me Odegaardin që realizoi asistimin e tij të dytë në ndeshje.

Pas javës së 17-të, Arsenali vazhdon të jetë lider me 40 pikë, ndërsa në xhiron e 18-të do të ketë përballë Brightonin.

https://youtu.be/xWwpJNXD-l0

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV