Lufta në Ukrainë/ Zelensky zbulon planin e paqes me 10 pika

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka promovuar në mënyrë aktive planin e tij të paqes prej dhjetë pikash, duke e diskutuar atë me presidentin e SHBA-së, Joe Biden ndër të tjera dhe duke u kërkuar liderëve botërorë që të mbajnë një samit global të paqes bazuar në të.

Cili është plani i paqes prej dhjetë pikash i Zelenskit?

Zelensky së pari njoftoi formulën e tij të paqes në një samit të nëntorit të ekonomive kryesore të Grupit të 20 (G20), shkruan Al Jazeera.

Plani kërkon:

*  Siguri nga rrezatimi dhe armët bërthamore, duke u fokusuar në rivendosjen e sigurisë rreth termocentralit më të madh bërthamor të Evropës, Zaporizhzhia në Ukrainë, i cili tani është i pushtuar nga Rusia.

* Siguri ushqimore, duke përfshirë mbrojtjen dhe sigurimin e eksporteve të grurit të Ukrainës në v endet më të varfra të botës.

* Siguri energjetike, me fokus në kufizimet e çmimeve për burimet energjetike ruse, si dhe ndihmë për Ukrainën për të rivendosur infrastrukturën e saj të energjisë, gjysma e së cilës është dëmtuar nga sulmet ruse.

* Lirimi i të gjithë të burgosurve dhe të dëbuarve, përfshirë të burgosurit e luftës dhe fëmijët e dëbuar në Rusi.

* Rivendosje e integritetit territorial të Ukrainës dhe Rusisë duke e riafirmuar atë sipas Kartës së OKB-së, për të cilën Zelensky tha se “nuk varet nga negociatat”.

* Tërheqje e trupave ruse dhe ndërprerja e armiqësive, rivendosja e kufijve shtetërorë të Ukrainës me Rusinë.

* Drejtësi, duke përfshirë krijimin e një gjykate speciale për të ndjekur penalisht krimet ruse të luftës.

* Parandalim i eksodit dhe mbrojtje e mjedisit, me fokus në çminimin dhe restaurimin e objekteve të trajtimit të ujit.

* Parandalim i një përshkallëzimi të konfliktit dhe ndërtimi i arkitekturës së sigurisë në hapësirën euroatlantike, duke përfshirë garancitë për Ukrainën.

Lexo edhe :  I derdhi aksidentalisht pijen një burri, gruaja grushtohet derisa humb vetëdijen

Konfirmim i përfundimit të luftës, duke përfshirë një dokument të nënshkruar nga palët e përfshira.
Zelensky u kërkoi udhëheqësve të vendeve të Grupit të Shtatë (G7) të mbështesin idenë e tij për një samit global të paqes që do të fokusohej në planin e paqes “në tërësi ose në disa pika specifike në veçanti”.

Të fundit

Kryengritja e Nat Turner-it, skllavi afro-amerikan që iu kundërvu të bardhëve

21 gusht 1831 Më 21 gusht 1831, në Southampton County, Virxhinia, shpërtheu një nga kryengritjet më të njohura dhe më...

Horoskopi ditor, 21 Gusht 2025

Dashi  Do të jeni më të fortë edhe fizikisht gjatë kësaj dite dhe gati për të fituar. Nëse keni angazhime të rëndësishme, mos i shtyni...

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj, Napoli po kërkon të bëjë...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Lajme të tjera

Web TV