600 mijë lekë të reja gjobë të ndara mes 400 të Tiranës dhe 200 mijë të Partizanit. Ky është vendimi i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës pas ngjarjeve të derbit ku tifozët e të dyja skuadrave shkatërruan me shumë se 300 ulëse dhe hodhën sende të forta e mjete pirroteknike në fushë.
Në vendimin e orës së fundit, dy klubet detyrohen të paguajnë edhe të gjitja dëmet e shkaktuara, çka do të thotë se shuma që do të paguajnë pas ndeshjes derbi do të jetë e madhe dhe do të rëndojë në financat dy klubeve të kryeqytetit.
Ndërkohë, drejtori i Kukësit, Naim Halili dënohet me 8 ndeshje pezullim me kusht për sjelljen agresive ndaj zyrtarit të ndeshjes me Laçin.