Tronditëse/ Shkrumbohet kazinoja, raportohet numri i lartë i viktimave pas zjarrit masiv

Zyrtarët thanë të enjten se në momentin kur shpërtheu zjarri në kazino dhe hotelin ‘Grand Diamond City’ në qytetin e Poipet, ndodheshin rreth 400 punonjës e klientë.

“Numri i viktimave mund të shkojë më shumë se 20”, thanë autoritetet e provicës Banteay Meanchey.

Po sipas tyre gjashtëdhjetë persona ishin plagosur.

Pamje filmike nga vendngjarja tregonin se situata tashmë ishte nën kontroll.