Vuçiç: Në janar, ndërkombëtarët në Beograd për marrëveshjen me Kosovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se pret që në gjysmën e parë të muajit janar në Beograd të vijnë përfaqësues ndërkombëtarë, të cilët do të insistojnë në nevojën që Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

“Unë pres që burra të mëdhenj dhe gra të mëdha nga bota të vijnë tek unë dhe të më thonë se duhet të arrijmë një marrëveshje. Ne po përballemi me një kohë të vështirë për Kosovën dhe Metohinë, por do të luftojmë”, tha ai.

Vuçiç tha se për të është e rëndësishme të përmbushen garancitë e bashkësisë ndërkombëtare, në bazë të të cilave serbët në veri të Kosovës i hoqën barrikadat nga pikat kufitare drejt Serbisë.

“Situata është shumë më e rrezikshme dhe më e vështirë se sa mendoni”, tha Vuçiq, pasi serbët lokalë mbajtën të bllokuara rrugët në veri të Kosovës për 20 ditë.

Ai ka deklaruar se i frikësohet “papërgjegjshmërisë” së disa përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare dhe “arrogancës” së autoriteteve të Prishtinës. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, priti në një takim Nikola Nedeljkoviqin nga Beogradi, i cili u lirua më 28 dhjetor, pasi kishte kaluar gjashtë muaj burgim në Prishtinë.

Nedeljkoviç u dënua me tetë muaj burgim për nxitje të urrejtjes etnike. Gjykata e Apelit në Prishtinë më pas ia uli dënimin në gjashtë muaj. Nedeljkoviç u arrestua më 28 qershor derisa serbë nga anë të ndryshme të Kosovës dhe Serbisë po festonin atë që njihet si Beteja e Kosovës në Gazimestan, afër Obiliqit.

Tre oficerë të Policisë së Kosovës, duke vepruar si dëshmitarë, akuzuan Nedeljkoviqin se kishte bërtitur “Vriteni Shqiptarin”, gjatë ngjarjes. Vuçiq ka deklaruar se Nedeljkoviq vetëm ka bërtitur “Serbia” dhe ka bërë një fotografi me një flamur, ku shkruhej “Nuk ka dorëzim”.

Lexo edhe :  Si ia doli Greqia të ringrihej nga gremina ekonomike

Nedeljkoviq tha se nuk urren askënd, por se e do dhe e respekton vetëm vendin e tij. Ai pranoi ofertën e Presidentit të Serbisë për t’u angazhuar në punë humanitare në kuadër të Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën.

“Do të isha më i lumtur nëse do të mund të ndihmoja njerëzit tanë në Kosovë dhe të bëja punë humanitare”, tha ai.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Nedeljkoviç do të trajtohet si person cili nuk ka kryer ndonjë vepër penale në Serbi.

Marrë nga REL

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV