Për çfarë duhet të përgatitet bota? Paralajmëron zyrtari gjerman: Rusia po rrit…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i agjencisë së brendshme të inteligjencës gjermane paralajmëroi për rritjen e aktivitetit nga shërbimet sekrete ruse.

“Interesi i inteligjencës ruse këtu në Gjermani, jo vetëm që është i pandërprerë, por gjithashtu po rritet ndërsa efektet e luftës vazhdojnë”, tha për agjencinë gjermane të lajmeve DPA, Thomas Haldenwang, shefi i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës.

“Rasti aktual tregon gjithashtu se sa real është rreziku i spiunazhit rus”, shtoi Haldenwang, duke iu referuar agjentit të dyshuar të dyfishtë, i cili u arrestua për furnizimin e Rusisë me informacione sekrete para Krishtlindjeve.

Ai gjithashtu pret që Moska të përpiqet të kompensojë dëbimin e 40 zyrtarëve rusë të konsideruar persona non grata nga Gjermania.

“Ne po bëjmë përpjekje të mëdha për të parandaluar që njerëz të tjerë që mund të jenë të lidhur me shërbimet ruse të vijnë këtu në Gjermani”, tha ai.

Ai shtoi se ka një rritje masive të sulmeve kibernetike ruse, fushatave të dezinformimit dhe metodave të tjera që synojnë të ndikojnë në opinionin publik.

Të fundit

Drejtori i policisë së Tiranës paraqitet në SPAK

Drejtori i policisë së Tiranës paraqitet në SPAK.

Pas sulmit “masiv” rus, Zelensky përsërit thirrjen për armëpushim detar dhe ajror

Të paktën 18 persona, përfshirë katër fëmijë, janë plagosur në një sulm rus gjatë natës, sipas zyrtarëve ukrainas. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se...

Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon 3 vite e 4 muaj burg për Alqi Bllakon

SPAK kërkon dënimin me 3 vite e 4 muaj burg me gjykim të shkurtuar për inceneratorin e Tiranës, ndaj ish-sekretarit të Ministrisë së Mjedisit,...

Ju vodhën europianëve 15 mln €, SPAK sekuestron 30 pasuri të Jusel Micit dhe Mendim Domi

SPAK sekuestron 30 pasuri të Jusel Micit dhe Mendim Domi të cilët po hetohen si anëtarë të një grupi kriminal që përmes mashtrimit u kanë...

Berisha, mall i skaduar që pengon PD të fitojë zgjedhjet!

Nga Spartak Ngjela Prandaj, sikurse edhe kuptohet, gjendja e Partisë Demokratike ka vetëm këtë shpresë për të shpëtuar nga uzurpimi Sali, dhe prandaj t'i lindë...

Lajme të tjera

Web TV