Stoltenberg: NATO duhet të rrisë prodhimin e armëve në vitin 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

NATO duhet të rrisë prodhimin e saj të armëve derisa lufta në Ukrainë po zvarritet dhe nevoja e Kievit për material ushtarak rritet, tha Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg në një intervistë të transmetuar të dielën.

“Për shembull për artileri, na duhet një sasi e madhe e municionit dhe kemi nevojë për pjesë këmbimi”, tha kreu i aleancës ushtarake për BBC-në.

“Ne duhet të rrisim prodhimin dhe kjo është pikërisht ajo që po bëjnë aleatët”, tha ai.

Mirëmbajtja e sistemeve të armëve të dorëzuara tashmë në Ukrainë është të paktën po aq e rëndësishme sa debati për furnizimin e më shumë armëve, tha Stoltenberg.

Sipas tij, NATO duhet gjithashtu të jetë e përgatitur për të mbështetur Ukrainën në terma afatgjatë.

“Ajo që kemi parë është se Rusia nuk tregon shenja të heqjes dorë nga qëllimi i saj i përgjithshëm për të marrë kontrollin mbi Ukrainën. Forcat ukrainase patën momentin për disa muaj, por ne gjithashtu e dimë se Rusia ka mobilizuar shumë më tepër forca, shumë prej tyre tani janë duke u trajnuar”, shtoi ai.

Stoltenberg tha se kjo sjellje e Rusisë po tregon se ajo është e gatshme të vazhdojë luftën që e nisi më 24 shkurt 2022.

“Ka të ngjarë që kjo luftë të përfundojë gjithashtu në tryezën e bisedimeve, por vendimtare për rezultatin e bisedimeve të tilla është forca e Ukrainës në fushën e betejës, tha ai derisa theksoi se i takon udhëheqjes në Kiev të vendoste se me çfarë kushtesh do të ulej në tryezën e bisedimeve.

Ndërkohë, zyrtarët ukrainas të hënën thanë se Rusia nisi shumë drone gjatë natës për të sulmuar pjesë të Ukrainës dhe dhjetëra u rrëzuan.

Lexo edhe :  Trump uron Pavarësinë e Ukrainës, zbardhet letra për Zelenskyn

Këto sulme po vijnë pas një serie sulmesh gjatë fundjavës që vranë tre civilë në natën e Vitit të Ri.

Të fundit

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Asist pas 4 minutash lojë! Armando Broja e nis mbarë aventurën e re

Armando Broja e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën e tij të Burnley, klubi me të cilin do të vazhdojë karrierën. Sulmuesi i Kombëtares...

Lajme të tjera

Web TV