Përballje e madhe mes Arsenalit dhe Newcastle në Premier League, formacionet zyrtare

Ndeshje e madhe në ditën e sotme në kampionatin më elitar në planet, Premier League. Arsenali i vendit të parë takohet me ekipin surprizues të këtij sezoni, Newcastle United, në një përballje të zjarrtë në stadiumin Emirates.

Topçinjtë janë në një formë fantastike këtë sezon në Premier League dhe e përfunduan vitin 2022 me shtatë pikë epërsi ndaj kampionëve në fuqi Manchester City pas një fitoreje të furishme me rezultatin 4-2 në Brighton në natën e Vitit të Ri.

Newcastle është i treti në tabelë me vetëm një humbje në ligë gjatë gjithë sezonit, dhe asnjë në shtëpinë e tyre. Skuadra e Eddie Howe ka qenë në formë të mrekullueshme gjatë gjithë vitit 2022 dhe ka fituar gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit në ligë.

Formacionet zyrtare:

Arsenal: Ramsdale; White, Saliba, Gabriel,’ Xhaka, Partey; Saka, Odegaard, Martinelli; Nketiah

Newcastle United: Pope; Trippier, Botman, Schar, Burn; Longstaff, Guimaraes, Willock; Almiron, Wilson, Joelinton

https://twitter.com/nufc/status/1610346534302027776?s=46&t=215G5Gc4OUl1_kOfUyG8LA