Roma synon fitoren e parë të vitit ndaj Bologna-s, formacionet zyrtare të skuadrave

Në Stadio Olimpico zhvillohet ndeshja e xhiros së 16-të në Serie A ndërmjet Romës dhe Bolognas.

Giallorossët mbajnë vendin e gjashtë në renditje me 27 pikë, tri më pak se pozita e katërt që mbahet nga Lazio.

Bologna ka arkëtuar 19 pikë deri më tani në kampionatin italian dhe pozicionohet në vend të 11 në tabelë.

Formacionet zyrtarë:

Roma:Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Celik, Cristante, Tahirovic, El Shaarawy; Dybala, Pellegrini; Zaniolo.

roma-1.jpg

Bologna: Skorupski; Posch, Soumaoro, Lucumi, Lykogiannis; Medel, Ferguson; Orsolini, Dominguez, Soriano; Arnautovic.