Presidenti rus Vladimir Putin ka treguar detaje nga biseda telefonike me homologun e tij turk Erdogan, i cili i ka kërkuar armëpushim.
Putin thotë se Rusia është e hapur “për një dialog serioz” nëse Kievi “i plotëson kërkesat e njohura dhe njeh disa rajone si ruse”, raporton Interfax.
Ndërkohë 452 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus, ndërsa 877 janë plagosur. Kështu ka bërë të ditur Prokurori i Përgjithshëm në Telegram, shkruan Ukrinform .
Këto shifra nuk janë përfundimtare, pasi po bëhen përpjekje për të përcaktuar viktima në zonat e armiqësive dhe në territoret e pushtuara dhe të çliruara përkohësisht.
Shumica e të vdekurve dhe të plagosurve janë regjistruar në rajonin e Donetskut .
Gjithsej 3,126 institucione arsimore janë dëmtuar nga bombardimet ruse. Nga këto, 337 u shkatërruan plotësisht. Aktualisht, 352 fëmijë janë raportuar të zhdukur në Ukrainë që nga fillimi i luftës.