Futbollit në zi/ Ndërron jetë ish-sulmuesi italian, lojtar i klubeve të mëdha

Gianluca Vialli vdiq sot në Londër pas një beteje të gjatë kundër kancerit të pankreasit. Ish-futbollisti dhe trajneri ishte 58 vjeç.

Së fundmi ai kishte lënë detyrën e tij drejtuese në ekipin kombëtar të Italisë për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij.

Ish-futbollisti i Cremoneses, Sampdorias, Juventusit dhe Chelsea-it vuante nga një sëmundje e rëndë.