Mediat serbe raportojnë se një shqiptar ka qëlluar me armë zjarri nga një makinë në lëvizje dy të rinj serb në afërsi të Shtërpcës, në Kosovë, konkretisht dy kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11 vjeç, dhe Millosh Stojanoviç 21 vjeç.
Siç raportohet nga mediat serbe, në momentin e sulmit dy të rinjtë, ishin duke ecur në anë të rrugës dhe mbanin pemën e Krishtlindjes, kur sulmuesi hapi zjarr ndaj tyre.
Po sipas Blick, ato kanë mbetur të plagosur, pasi njëri ka marrë plagë në dorë dhe tjetri në shpatull, por për fat nuk kanë lëndime serioze.
Po ashtu thuhet se ata “aktualisht janë duke u transportuar në Qendrën Spitalore Klinike në Graçanicë ku do të marrin kujdesin më të mirë të mundshëm”.