Paraqitjet e mira japin rezultat, gjigantët e La Ligës të “fiksuar” pas Vedat Muriqit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vedat Muriqi po kalon një nga edicionet e tij më të mira, teksa është lideri absolut i Mallorca në La Liga. Sulmuesi dardan ka shënuar 8 gola, ndërsa ishte vendimtar dhe në Kupën e Mbretit në mesjavë duke shënuar një gol e duke dhenë një asist. Mediat spanjolle bëjnë me dije se Atletico Madrid është bindur për aftësitë e 28-vjeçarit dhe është gati që të ofrojë 15 milionë euro për futbollistin e lindur në Prizren.

Në anën tjetër, Mallorca fërkon duart, teksa i është përgjigjur gjigantëve të La Liga, duke u kërkuar një shumë prej 20 milionë eurosh për Muriqin. Sulmuesi u transferua përfundimisht tek ekipi ishullor në verë, me Lazion që e shiti për 7 milionë euro. Me largimin e Matheus Cunha, Diego Simeone kërkon një tjetër sulmues dhe Muriqi i plotëson kërkesat e trajnerit argjentinas.

Topi është në anën e Mallorcas që duhet të marrë parasysh dhe anën sportive, pasi Muriqi deri më tani është lojtari më i rëndësishëm që e ka ndihmuar ekipin që të grumbullojë 19 pikë pas 15 ndeshjesh. Bomberi i Kosovës është shënuesi i dytë më i mirë i La Liga, teksa vetëm Robert Lewandowski ka bërë më mirë se ai.

Nga po 8 gola sa Muriqi kanë shënuar dhe Borja Iglesias i Real Betis dhe Joselu i Espanyol. Në Spanjë, futbollisti shqiptar ka marrë dhe pseudonimin “pirati” nga tifozët, nofkë që dhe vetë dardanit i pëlqen pasi shpesh preferon që golat t’i festojë duke mbyllur njërin sy.

Të fundit

4 shtator 1972: Tre hajdutë vjedhin 18 piktura nga Muzeu i Montrealit

Në orët e para të mëngjesit të 4 shtatorit 1972, tre hajdutë të armatosur dhe të maskuar hynë në...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Protestat në Izrael/ Netanyahu: Kam marrë kërcënime me vdekje!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kritikoi ashpër të mërkurën policinë për dështimin e saj në menaxhimin e protestave masive pranë rezidencës së tij në Jerusalem. Ai...

1944 – Fundi i Luftës së Vazhdueshme, armëpushim mes Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik

Lufta midis Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik në vitet 1941–1944 është e njohur në historigrafinë ndërkombëtare si Lufta e Vazhdueshme (Continuation War), pasi ajo pasoi...

Horoskopi ditor, 4 Shtator 2025

Dashi Me Venusin ne krah gjate kësaj dite, gjithçka do shkoje me se miri sot ne jetën tuaj ne çift. Do jeni te gatshëm te...

Lajme të tjera

Web TV