Shehi ngre dyshime: Pastruesja një hajdute, po kjo tjetra? S’mblidhen me rrogë shteti…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti demokrat Dashamir Shehi ka folur në lidhje me ngjarjen ku pastruesja grabiti qindra mijëra euro në banesën e së Alda Klosit, ish-zyrtare e Kryeministrisë.

Ai madje ka ngritur dyshime se 500 mijë euro nuk mund të mblidhen me një rrogë shteti.

“Kjo është çështje për prokurorë por po e gjykoj si fenomen. Pastruesja është një hajdute profesioniste, por dhe kjo tjetra që ka 500 mijë euro kështu i bie të jetë. Unë gjykoj se 500 mijë euro me rrogë shteti nuk mblidhen.

Kjo është një çështje që i duhet lënë prokurorisë dhe policisë. Ky është një akt i rëndë që tregon se korrupsioni është bërë mënyrë jetese, ka fituar qytetarinë. Pothuajse të gjithë e dinë nëpunësit e shtetit mbajnë me miliona lekë në shtëpiat e tyre. Gjithnjë ka pasur një shkallë të lartë korrupsioni në Shqipëri, kjo edhe për arsye të varfërisë, izolimit, mos mësimit me një adminsitratë moderne por kjo dekadë e fundit ka pasur një lloj përshkallëzimi” tha Shehu për “Ora news”.

Kujtojmë që ditën e djeshme në banesën e Rozeta Dobit dhe djalit të saj Havier, u gjetën rreth 530 mijë euro, të cilat dyshohet se Rozeta i ka vjedhur nga banesat ku punonte si sanitare.

Rozeta Dobi dhe Havier kishin ndërtuar një skenë të mirëfilltë dhe grabisnin vilat, ku 49-vjeçarja punonte si sanitare.

Personat në fjalë shfrytëzonin rastin kur pronarit ishin jashtë vendit për të vjedhur banesa dhe ato i bënin të dukej si grabitje, ndërsa në banesa futej përmes çelësit që kishte kopjuar.

Gruaja vidhte para dhe sende me vlerë, ndërsa djali e priste jashtë me makinë për ta larguar sa më parë nga vendi ku kryenin grabitjen.

Lexo edhe :  Direktiva e Ramës, dorëhiqen 7 administratorë të njësive në Gjirokastër

Ka qenë ish-zyrtarja e Kryeministrisë Alda Klosi që denoncoi se në shtëpi i ishin vjedhur mijëra euro. Sanitarja dhe djali në shtëpinë e saj dyshohet se kanë vjedhur 120 mijë euro, ndërsa në total në banesën e autorëve janë gjetur rreth 530 mijë euro, nga të cilat 120 mijë euro ditën e djeshme, 402 mijë euro, dhe 8000 dollare sot si dhe tre makina që përdoreshin nga djali i saj.

Të fundit

Zgjedhjet e 11 majit/ Prokuroria e Elbasanit kërkon pamjet nga disa qendra votimi

Prokuroria e Elbasanit është duke kryer një hetim në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Prokuroria ka kërkuar nga KQZ...

200 euro për 2 shtretër dhe 1 çadër? Pothuaj secili turist do t’u tregojë gishtin e mesit

Edhe të tjerët kanë det: kryeministri kroat me dëshpërim apelon te operatorët turistikë dhe gastronomia për përgjegjësi në politikat e çmimeve. Gazeta e njohur...

Po kullotnin bagëtitë me nënën e tyre, mbyten dy vëllezër të mitur në lumin Shkumbin

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur kanë humbur jetën pasi u mbytën në...

Çfarë fitojmë nga fatura e qumështit?

Fatos Çoçoli Nga e hëna 14 korrik 2025, inspektorë të tatimeve, në bashkëpunim me punonjës të bashkisë dhe me policinë bashkiake, kanë nisur kontrollet në...

Detyroi pilotët të bëjnë ulje emergjente, kush është i riu shqiptar që tmerroi udhëtarët

I riu në foto është 23-vjeçari shqiptar, Mario Nikprelaj i cili tashmë po përballet me drejtësinë amerikane pas një sherri me stjuardesën gjatë një...

Lajme të tjera

Web TV