Manchester United siguron kualifikimin për në gjysmëfinalen e EFL Cup teksa “Djajtë e Kuq” mposhtën në shtëpi me rezultatin 3-0, Charlton. Goli e parë për skuadrën e drejtuar nga trajneri Erik ten Hag u realizua në minutën e 21-të teksa Antony shënoi një kryevepër nga distanca.
Ishte goli numër katër me fanellën e United për sulmuesin brazilian që gjithnjë e më shumë shfaqet i rëndësishëm për United. Në pjesën e mbetur të ndeshjes, “Djajtë e Kuq” administruan më së miri avantazhin dhe energjitë duke arritur objektivin ndërsa në fund pati vend edhe për dy gola të Marcus Rashford.