Mediu i pandehur për “Gërdecin”, avokati tregon sa vite dënim rrezikon ish-ministri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati dhe konstitucionalisti, Jordan Daci thotë se Gjykata duhet ta trajtoje me kujdes maksimal çështjen e Fatmir Mediut, i cili u mor i pandehur për “Gërdecin”, duke e akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe “shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim” me kuadrin komandues ushtarak.

Daci u shpreh ne emisionin “Open”, se Mediu rrezikon nga tre vite burg deri në 8 ose nga 20 ditë deri në 7 vite nëse nuk do të kishte prapavijë ushtarake.

Eni Vasili: Cfarë rrezikon Mediu me këto akuza?

Jordan Daci: Rrezikon shumë të jem i sinqertë, mesa di unë akuza bazohet në kodin penal ushtarak dhe jo në kodin penal civil.

Shpërdorimi i detyrës parashikon një dënim nga 3 vite deri në 8 burg ndërsa për shpërdorim detyre për zyrtarët që nuk kanë karakter ushtarak nga 20 ditë deri më 7 vite burg nëse nuk do të kishte prapavijë ushtarake.

Gjykata duhet të ketë kujdesin e duhur për ta trajtuar me kujdes maksimal. Sigurisht që duhet të jepet drejtësia por drejtësia e dhënë në kurriz të drejtave të një shtetasi përfshirë dhe zotit Mediu në rastin konkret është një drejtësi që nuk i shërben askujt. Drejtësia kur nuk jepen në kohën e duhur nuk ka efekt dhe synon të bëjë disa koka turku.

Të fundit

Foto – Paradë në Parlament/ Si u veshën gratë deputete, Monika me të shkurtra

Kuvendi u mblodh në seancë plenare këtë të hënë, pasi seanca e së enjtes u shty. Nga hyrja e deputetëve,...

Korçë/ Makina del nga rruga dhe përmbyset, përfundojnë në spital gruaja dhe dy fëmijët

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme pranë fshatit Bulgarec, në qarkun e Korçës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është...

Izraeli paralajmëron sulm në Teheran

Izraeli ka lëshuar të hënën paralajmërimin e parë publik për evakuimin e civilëve në kryeqytetin iranian, duke i kërkuar banorëve të largohen menjëherë nga...

Kuvendi miraton ligjin për performancën energjetike të ndërtesave, direktivë e BE-së

Me 72 vota pro dhe 1 kundër Kuvendi miratoi sot projektligjin “Për performancën energjetike të ndërtesave”. Miratimi i këtij projektligji e bën Shqipërinë vendin...

“S’vrapoja dot, më dhembnin thonjtë e këmbëve”/ Futbollisti ankohet për vapën e tmerrshme

Atletiko e Madridit u mposht nga PSG-ja me rezultatin 4 me 0 në duelin e vlefshëm për Botërorin e Klubeve. Një përballje delikate që...

Lajme të tjera

Web TV