Luajmë opozitarçe/ Alibeaj shkarkon që të mos e shkarkojnë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibaj, ka përjashtuar nga grupi deputetët Tritan Shehu, Belind Kelliçi, Oerd Bylykbashi dhe Agron Shehaj. Lëvizja taktike e Alibeajt për të mos lejuar plotësimin e koourumit, i cili mund ta shkarkonte Alibeajn dhe në vendin e tij të caktohej Ervin Salianji.

Një vit pas dhunimit të selisë së Partisë Demokratike nga demokratët dhe deputetët e Sali Berishës, të cilët hynë për të marrë ambientet e selisë, Enkelejd Alibeaj ka përjashtuar nga grupi parlamentar, 4 deputetë të Partisë Demokratike, Tritan Shehun, Oerd Bylykbashin, Belind Këlliçin dhe Agron Shehajn. Kjo u duk si një inatë “i vjetër” që u shfry nga Alibeaj, por në fakt është një lëvizje e tij për të pamundësuar kouromin që mund ta shkarkonin vetë atë nga kreu i Grupit Parlamentar të PD-së. Ditët e fundit përflitej që mes grupimit Alibeaj dhe të tjerëve që ishin disi asnjanës, as me Alibeajn dhe Bashën dhe as me Berishën, po kërkonin shkarkimin e Alibejt nga kryetar grupi. Vendin e tij do e zinte Ervin Salianji, por për të pamundësuar këtë nismë, Alibeaj bëri lëvizjen e radhës, duke luajtur me çështje numrash. Përjashtimi nga Grupi Parlamentar i PD-së i katër deputetëve të cilët janë tashmë qartësisht të angazhuar në krah të Berishës, duket se nuk është një inatë i vjetër, por lëvizje taktike e re e Alibeajt për të mbajtur ende kerun e Grupit Parlamentar. Mirëpo ndryshe është paraqiutur çështja në mbledhjen e Kryesisë së PD-së së Alibeajt. Ai iu dha një ultimatum këtyre deputetëve që të distancohen nga aktet e dhunës më 8 janar të një viti më parë në selinë blu. Sipas grupit të Alibeajt, këta deputetë nuk kanë bërë distancim publik nga këto akte të dhunshme, ndaj është marrë vendimi për përjashtimin e tyre. Partia Demokratike e drejtuar nga Alibeaj ka dërguar për median një deklaratë për shtyp ku njofton se katër deputetët janë përjashtuar nga grupi parlamentar i PD. “Sot (dje), më datë 10.01.2023, ka përfunduar afati 1 vjecar për distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike të deputetëve të pezulluar Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këllici dhe Agron Shehaj. Në mungesë të aktit të distancimit, sipas vendimit nr.1 dhe nr. 1/1, datë 10.01.2022 të Kryesisë së Partisë dhe konfirmimit të Këshillit Kombëtar dhe Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në mbledhjen e datës 15.01.2022, nga sot hyn në fuqi masa e largimit zyrtarisht të tyre nga Grupi Parlamentar”, thuhet në deklaratë. Me këtë vendim pritet të prishen balancat në Parlament dhe njëkohësisht Alibeaj duke përdorur “vulën” dhe të drejtësn si kreu i grupit, po përjashton nga Grupi Parlamentar I PD-së kundërshtarët e tij.

Lexo edhe :  Sali Berisha: Nuk do t’i njohim zgjedhjet, por në Parlament do të shkojmë

Reagimi i Shehut

Deputeti Tritan Shehu ka reaguar ashpër ndaj Enkelejd Alibeajt pasi ky i fundit e përjashtoi nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Në një postim në Facebook, Shehu thotë se rënduar shumë nga shëndeti mendor dhe e përfytyron veten si lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un. Me tone ironike, Shehu i këshillon kolegët deputetë që janë pjesë e grupit të Alibeajt që ta çojnë kreun e grupit parlamentar që të “mjekohet tek të sëmurët”. Deputeti demokrat ka dhe një këshillë për kolegët e tjerë që të mos e ndjekin shembullin e Alibeajt pasi do të vuajnë nga e njëjta “sëmundje”. “Të shpëtojmë Alibejan! Ai është rënduar shumë, në mënyrë galopante! Ndoshta i ka bërë keq edhe Viti i Ri, gjeli, a diçka tjeter… . Deliret e tij mendore, perceptimet e tij të deformuara për realitetin, po e çojnë shumë larg në “sëmundjen” e tij. Ndoshta i duket vetja si Kim Jong-Un a dikush tjetër i ngjashëm. Apo si gjeli mbi kotec, që tremb pulat përeth…”, ka shkruar Shehu.

Reagimi i Açkës

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, e cila është reshtuar nga ana e Alibeajt ka reaguar pasi ky i fundit përjashtoi nga grupi parlamentar katër deputetë të tjerë të PD-së. Këtë vendim deputetja demokrate e quan marrëzi, ndërsa thotë se Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj, Tritan Shehu e Belind Këlliçi i bëjnë nder çdo grupi parlamentar. “Marrëzia e vogëlsisë! A jeni në metro? Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj, Tritan Shehu e Belind Këlliçi i bëjnë nder çdo grupi parlamentar”.