Polonia i bashkohet Francës dhe Gjermanisë, do dërgojë tanke “leopard” në Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti polak Andrzej Duda është shprehur gjatë një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Lviv, se vendi i tij do të dërgojë tanke luftarak e “leopard” për të ndihmuar trupat ukrainase në luftën e tyre për liri.

“Një dërgesë e tankeve Leopard për Ukrainën do të dorëzohet / jepet si pjesë e ndërtimit të një koalicioni ndërkombëtar”, shkroi Duda në një deklaratë në llogarinë e tij zyrtare në Twitter. “Ky vendim është marrë tashmë në Poloni”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nga ana e tij e përshëndeti vendimin.

“Sot mund të them një fjalë shumë të rëndësishme për mbrojtjen tonë, për shtetin tonë, për ushtrinë tonë, për mbrojtjen e përbashkët të Ukrainës dhe të gjithë Evropës – fjalën “tanke””, tha Zelensky gjatë një konference shtypi në Lviv.

Kjo ndihmë ushtarake e Polonisë vjen pas asaj të deklaruar nga Franca dhe Gjermania. Presidenti Macron ka deklaruar më herët se vendi i tij do të dërgojë automjete të blinduara luftarake në Ukrainë, ndërsa kancelari Scholz është shprehur se Gjermania do të dërgojë sistem Patriot amerikan.

Të fundit

Mbi 1.4 milionë besimtarë myslimanë nisin pelegrinazhin e Haxhit në Mekë

Besimtarët myslimanë nga e gjithë bota kanë filluar pelegrinazhin e Haxhit, një nga pesë shtyllat themelore të fesë islame....

Parashikimi i motit, 5 Qershor 2025

Shqipëria pritet të përjetojë një ditë të ngrohtë dhe kryesisht të kthjellët, me temperatura që variojnë nga 25°C deri në 29°C në pjesën më...

Horoskopi ditor, 5 Qershor 2025

Dashi Do keni shume ulje dhe ngritje gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Here do mërziteni dhe here do buzëqeshni. Beqaret fale shume...

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të fuqishme të OpenAI, kanë demonstruar...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Lajme të tjera

Web TV