E bujshme/ Al Hilal kërkon të sjellë Messin në Arabinë Saudite, ja oferta stratosferike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas mbërritjes së Cristiano Ronaldos tek Al Nassr, objektivi i radhës i Arabisë Saudite është Leo Messi. Lajmi i bujshëm vjen nga “Mundo Deportivo”. Qëllimi i shtetit saudit është të hapet ndaj botës dhe të rrisë turizmin përmes popullaritetit të garantuar nga futbolli.

Në këtë kuptim, objektivi kryesor është organizimi i Kupës së Botës 2030 me një ofertë të përbashkët me Egjiptin dhe Greqinë. Një operacion marketingu që fillimisht do të kalonte nga rritja e kampionatit të saj, Liga Saudite, perms punësimit të dy yjeve të mëdhenj: Cristiano Ronaldos, i cili tashmë ka zbarkuar në Arabi dhe Leo Messit, të cilin sauditët do të përpiqen ta bindin me një ofertë marramendëse.

Në Arabinë Saudite, sipas “Mundo Deportivo”, zërat se Al Hilal, klubi rival i Al Nassr, po bën presion ndaj “10” argjentinase do të jenë gjithnjë e më të shpeshta. Klubi saudit do të ishte gati të bënte ofertë të çmendur financiare për të nënshkruar numrin 10 të Albiceleste.

Klubi bardheblu i Riadit do të ishte i gatshëm t’i bënte Messit një ofertë shokuese prej 300 milionë dollarësh në vit. Një shifër marramendëse që mund të jepet nga drejtuesit e klubit saudit brenda pak ditësh. PSG në fakt do të zbresë në Arabinë Saudite për të luajtur një miqësore dhe drejtuesit e Al Hilal mund të shfrytëzojnë rastin për të provuar të arrijnë një marrëveshje.

Megjithatë, Al Hilal duket se ka një as në mëngë: marrëdhënien mes Messit dhe Arabisë Saudite. Kapiteni i Argjentinës, kampion i botës 2022, është aktualisht ambasador i turizmit saudit, aq sa promovon destinacionet lokale përmes rrjeteve të tij sociale.

Një detaj që nuk duhet anashkaluar në një negociatë të mundshme me PSG-në, e cila do të premtonte të ishte e ndërlikuar, por jo e pamundur. Arabia Saudite megjithatë duket shumë e vendosur, e do Messin në ligën e tij. Oferta do të vijë. Topi më pas do t’i kalojë argjentinasit, i cili do të duhet të komunikojë se çfarë dëshiron të bëjë në të ardhmen e tij të afërt.

Të fundit

Një aktor shqiptar në serialin “Ertugrul”, si u gjend Nelson Sejdija në produksionin turk

Seriali “Ertugrul” në Tv Klan ka rezultuar një sukses i vërtetë, me rekorde audience në çdo episod. Por ajo...

Egjipti i lashtë, një fabrikë në shkretëtirë ku nxirrej dhe punohej ari

Pas dy vitesh hetime të përpikta arkeologjike, Ministria egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve ka zbuluar një qytet të lashtë ari, mbi tre mijë vjet të...

Video unike/ Brenda strehës së ariut polar më këlyshët e porsalindur

Këlyshët e ariut polar lindin brenda folesë dhe ushqehen me gji për muaj të tërë përpara se të dalin në ajrin e ngrirë të...

1 në 6 persona humbin jetën në Europë përpara moshës 70 vjeç

E njohur për një nga sistemet më të forta shëndetësorë, Evropa është në rënie në një sërë treguesish duke nisur nga ai për fëmijët,...

“I dashur Zelensky, ti nuk je vetëm!”/ Europa reagon pas përplasjes me Trump

Shtete të ndryshme të Europës kanë reaguar pas takimit me tone të ashpra të kësaj pasdite midis Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump në Shtëpinë...

Lajme të tjera

Web TV