Po vjen stuhia polare/ Çfarë pritet të ndodhë me motin në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Masa ajrore shumë të ftohta pritet të mbulojnë Evropën Qendrore dhe Perëndimore, si dhe Afrikën Veriperëndimore, duke shkaktuar reshje të shumta bore.
Reshjet e përhapura të borës në Evropë dhe Afrikën Veri-Perëndimore do të vijnë nga një valë e fortë ere këtë javë.

Sipas të dhënave meteorologjike masa ajrore shumë të ftohta pritet të mbulojnë Evropën Qendrore dhe Perëndimore si dhe Afrikën Veriperëndimore gjatë javës që vjen, duke shkaktuar reshje të shumta bore, veçanërisht në Alpe, në masivët malorë të Gadishullit Iberik dhe në malet e Ballkanit Perëndimor. Transferimi i masave të ftohta të ajrit në zonat e sipërpërmendura do të nisë ditën e hënë 16/01 dhe do të arrijë kulmin gjatë periudhës e mërkurë 18/01 – të shtunën 21/01. Tregues i intensitetit të ketij të ftohtë është fakti se masat ajrore në disa vende do të jenë 10-12 gradë më të ftohta se vlerat e tyre normale për sezonin.

Në ditët në vijim , stuhia polare, që vjen nga Kanadaja në Evropë, do të zhvendoset më në veri nga pozicioni mesatar klimatik në rajonin e Grenlandës, ndërsa më pas do të kthehet ashpër në jug dhe do të marrë një trajektore drejt Britanisë së Madhe, Gadishullit Iberik dhe veriperëndimit të Afrikës, duke transportuar kështu masa ajrore shumë të ftohta në valë më në jug.

 

Të fundit

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të...

“Putini është grabitqar, nuk do të ndryshojë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu fjalët ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite të dielën në kufirin e Polonisë...

Izraeli do të fusë Greta Thunberg në një burg terroristësh

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t'i shndërruar në një flotë policie është strategjia...

Belgjika, 100 mln euro për blerjen e armëve nga SHBA për Ukrainën

Qeveria belge ka ndarë 100 milionë euro për të blerë armë nga SHBA-ja në mbështetje të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm,...

Shoferi humb kontrollin e mjetit, vdes e vogla e familjes

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Sipas mediave kosovare, referuar njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet...

Lajme të tjera

Web TV