VIDEO/ Chelsea rikthehet tek fitorja pasi mposhti Crystal Palace me rezultat minimal

Chelsea është rikthyer më në fund te fitorja. Blutë e Londrës arritën një sukses jo pak të vuajtur në shtëpi ndaj Crystal Palace, triumf me rezultat minimal 1-0.

Vendimtar në këtë takim ishte Havertz në minutën e 64-t. Edhe mysafirët luajtën mjaft mirë, duke rrezikuar disa herë portën e bluve, por pa mundur dot të konkretizojnë.

Me këtë fitore, ekipi i Graham Potter renditet në vendin e dhjetë me 28 pikë.