Nuk ka bindur në Londër, Chelsea e hapur ndaj ofertave për shitjen e Raheem Sterling

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Raheem Sterling mund të largohet nga Chelsea vetëm gjashtë muaj pasi është bashkuar me klubin londinez.

Sulmuesi anglez nuk i ka arritur pritshmëritë në Londër, pasi te Chelsea ishin të bindur se ai mund të bëhej një lider i skuadrës.

Në 22 ndeshje sa ka zhvilluar deri më tani, Sterling ka realizuar gjashtë gola e ka asistuar në tre të tjerë, por pritjet ishin më të mëdha nga ai.

Transferimi i Mykhaylo Mudryk duket se i ka hapur rrugën një largimi të shpejtë të anglezit nga Stamford Bridges.

Sipas asaj që ka raportuar ‘Football Insider’, Chelsea është e gatshme t’i dëgjojë ofertat për anësorin anglez edhe gjatë afatit kalimtar të janarit.

sterling.jpg

Edhe pse largimi i Sterling në janar duket i vështirë, londinzët do të synojnë shitjen e tij më së largu në verë nëse nuk ndodh largimi i tij në afatin kalimtar dimëror.

28-vjeçari ishte bashkuar me Chelsean në verën e vitit 2022 nga Manchester City për shumën e 56 milionë euro, teksa më parë ka luajtur për shtatë sezone te kampioni në fuqi i Anglisë.

Të fundit

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Luftoi me flakët për të shpëtuar jetë, Agim Troci: Mendova për fëmijët

Agim Troci, heroi i cili rrezikoi jetën për të shpëtuar fëmijë e të moshuar mes flakëve në Delvinë ka rrëfyer momentet e tmerrit. Shefi i...

Klienti godet me thikë praktikantin e berberhanes, zbardhen detajet

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e 25-vjeçarit në Vlorë! Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm mes autorit dhe të plagosurit. Autori...

Avokati Kujtim Cakrani: Rama është palaço që i hedh benzinë zjarrit

Avokati Kujtim Cakrani, mbrojtësi ligjor i policit Ardian Isufi i cili tashmë është i pezulluar, ka deklaruar se nuk është klienti i tij ai...

Lajme të tjera

Web TV