“Stuhi nga ferri”, shiu dhe bora po shkaktojnë vdekje dhe dëme katastrofike në Kaliforni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një raund tjetër stuhish është përplasur mbi Kaliforni, duke sjellë edhe më shumë shi e borë në shtetin e famshëm për klimën me diell, por që tashmë numëron gati 20 vdekje nga moti i keq.

“Stuhi nga ferri” i përshkruajnë mediat e huaja serinë e fenomeneve metereologjike ekstreme të cilat po e mundojnë Kaliforninë që prej fundit të muajit dhjetor, që kanë sjellë me vete erëra me fuqi uragani, që kanë shkulur pemët nga rrënjët e kanë rrëzuar linjat e tensionit të lartë, kanë përmbytur rrugë e kanë nxjerrë lumenj nga shtrati, ndërsa kanë lënë pas një vazhdë shkatërrimi që zgjatet për kilometra të tëra.

Komunitete te ndryshme janë detyruar të evakuohen, ndërsa mbyllja e rrugëve dhe ndërprerja e energjisë elektrike i ka izoluar disa rajone rurale thuajse krejtësisht nga pjesa tjetër e vendit. Nancy Ward, drejtuesja e shërbimit të emergjencave civile pranë zyrës së guvernatorit, e quajti këtë sistem stuhish “njerën prej katastrofave më të mëdha natyrore ne historinë e Kalifornisë”.

Edhe pse moti mund të përmirësohet këtë javë, shumë zona janë aktualisht në rrezik nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut. Vërshimet e njëpasnjëshme të ujit kanë gërryer tokën e kanë prekur pemët, duke bërë që dëmet e çdo stuhie pasuese të bëheshin akoma edhe më serioze për shkak të erozionit.

Gati 91 centimetra borë e re ra në zonën e Sierra Nevadas gjatë fundjavës. Që nga e hëna, tetë milionë njerëz mbeten nën paralajmërimin e rrezikut të përmbytjeve në brigjet qendrore të vendit ndërsa më shumë se 38,600 vetë janë pa energji elektrike.

Guvernatori Gavin Newsom u kërkoi kalifornianëve të mbeten vigjilentë dhe të ndjekin me kujdes situatën metereologjike gjate 48 orëve te ardhshme.

Të fundit

“Lufta” kundër qumështit e hirrës!/ Po ato kontenjerët me drogë që zhdoganohen si banane?

Myslim Murrizi ka komentuar aksionin e radhës të mazhorancës, këtë radhë kundër qumështit dhe bulmetit pa faturë. Ai thotë se...

Po digjte mbeturina në oborrin e tij, i moshuari përfshihet nga flakët dhe ndërron jetë

Një 78-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike mëngjesin e sotëm në fshatin Fushë-Milot, pasi u përfshi nga flakët teksa ishte duke djegur mbeturina...

Fundi tragjik i ëndrrës amerikane: Vdekja e Xhonn F. Kenedi Jr. në brigjet e Atlantikut

16 Korrik 1999 Në mbrëmjen e 16 korrikut 1999, një avion i vogël privat i tipit Piper Saratoga, me tre persona në bord, u ngrit...

Agjentja sekrete “Trumpenko”, Melania bëhet virale pasi ndikoi tek Trump lidhur me Putin

Melania Trump pushton vëmendjen globale, dhe këtë herë jo për ndonjë look të ri apo event mondan, por ndikim konkret në politikën e jashtme...

“Do ju rrëmbejë zemrën”/ Shqipëria në fokusin e agjencive të famshme turistike

Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e agjencive ndërkombëtare turistike, të cilat e cilësojnë vendin si një perlë të fshehur të Ballkanit...

Lajme të tjera

Web TV