Cristian Romero tregon se përse e festoi fitoren para Mbappes: “Unë mora hak”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur është mbushur një muaj nga finalja spektakolare e Katar 2022 mes Argjentinës dhe Francës aty ku triumfuan albicelestet nga pika e bardhë, mbrojtësi i amerikano-latinëve, Cristian Romero shpjegon arsyen pse i festoi në fytyrë Kylian Mbappe pas golit të tretë që u shënua nga Lionel Messi. Lojtari që aktivizohet në radhët e Tottenham në Premier League shprehet se sulmuesi francez ishte sjellë keq me shokun e tij të skuadrës, Enzo Fernandez dhe në këtë formë ai mori “hak”.

“I bërtita dhe i festova në fytyrë Mbappe sepse Enzo Fernandez foli më parë me atë dhe ai e trajtoi në një mënyrë të shëmtuar. Atëherë unë mora “hak” duke festuar në atë formë golin që shënoi Messi”, u shpreh Romero.

Ndër të tjera, 24-vjeçari tregoi edhe emocionet gjatë goditjeve të penalltive ndërsa theksoi se ishte i vetmi që kishte guximin për të parë gjuajtjen e Messit.

“Unë e pashë penalltinë që goditi Leo, isha i vetmi që mora guximin të shikoja. Por, e pranoj se pas këtij momenti nuk pashë asnjë penallti tjetër sepse isha gjithë kohën në gjunjë duke u lutur”, tha Romero.

Në fund, Romero pati edhe një mesazh për Federatën e Argjentinës ku u shpreh se duhet të vijojnë projektin me trajnerin Lionel Scaloni dhe se nëse do të ishte në dorën e tij, atëherë do të nënshkruante një kontratë jete me teknikun 44-vjeçar.

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV