Milani përballet me Interin për Superkupën e Italisë, formacionet zyrtare të skuadrave

Milan-Inter është finalja numër 35 e Superkupës së Italisë dhe e treta mes këtyre dy skuadrave. Derbi i zjarrtë i Milanos është transferuar në Riad të Arabisë, aty ku skuadrat e Stefano Piolit dhe Simone Inzaghit do të përballen mes tyre për fitimin e trofeut.

Dy trajnerët kanë përzgjedhur titullarët e finales së sotme. Pioli ka preferuar Kjaer përpara Kalulu si kolegu i Tomorit, ndërkohë që Giroud do të mbështetet nga treshja Leoa-Brahim Diaz-Messiah. Zikaltrit rigjejnë Barellën në mesin e fushës, i vetmi ndryshim krahasuar me titullarët që luajtën përballë Hellas Verona në kampionat. Kristjan Asllani në stol, me mesfushorin shqiptar që shpreson të marrë minuta gjatë ndeshjes.

Milan: Tatarusanu; Calabria, Kjaer, Tomori, Theo Hernández; Tonali, Bennacer; Messias, Brahim Díaz, Leao; Giroud.

Inter: Onana; Skriniar, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Çalhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Dzeko, Lautaro Martínez.