Putin: Nuk ka dyshim se Rusia do të fitojë në Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha më 18 janar se nuk ka “dyshim” se Moska do të dalë fituese në Ukrainë, pavarësisht ngecjeve në fushëbetejë në pushtimin e nisur pothuajse një vit më parë. Putin dërgoi trupat në Ukrainë shkurtin e kaluar dhe në shtator njoftoi për një mobilizim ushtarak për të mbështetur forcat e Moskës në fushëbetejë.

Pavarësisht një sërë humbjesh ushtarake, fitorja është “e garantuar dhe unë nuk kam asnjë dyshim për këtë”, tha Putin para punëtorëve në një fabrikë në Shën Petersburg.

“Uniteti dhe solidariteti i popullit rus, kuraja dhe heroizmi i luftëtarëve tanë, natyrisht puna e industrisë ushtarake” do të sigurojnë fitoren, shtoi ai.

Putin po ashtu lavdëroi industrinë ruse të mbrojtjes gjatë fjalimit të tij në këtë fabrikë që është pjesë e kompanisë Almaz-Antey, që prodhon raketa ruse.

Lideri rus zhvilloi vizitën në Shën Petersburg për të shënuar 80-vjetorin kur forcat ruse thyen rrethimin e këtij qyteti, që atëbotë njihej me emrin Leningrad.

Deklaratat e Putinit erdhën një javë pasi Rusia emëroi një komandant të ri për luftën në Ukrainë, pasi forcat e Moskës u përballën me një sërë disfatash vitin e kaluar në Ukrainë.

Putin edhe një herë mbrojti qëllimet e tij në Ukrainë, pasi fillimisht ai kishte deklaruar se po dërgonte trupat për të “denazifikuar” këtë shtet fqinj.

“Ne jemi të justifikuar kur themi se po luftojmë neo-nazizmin”, tha ai.

Rusia e quan pushtimin e Ukrainës “operacion të posaçëm ushtarak”. Që kur nisi pushtimin, Moska është përballur me sanksione të ashpra nga shtetet perëndimore./Marre nga REL

Të fundit

Franca provokon Izraelin, SHBA presion për anulimin e seancës së OKB

Franca dhe Izraeli ndodhet në pikën më të ulët të marrëdhënieve mes tyre. Pika fillestare ka nisur në momentin...

Murtaja e bagëtive, Ministria e Bujqësisë: Tetë ferma të prekura

Më shumë se 1 mijë krerë bagëti të imta janë asgjësuar përshkak se janë prekur nga murtaja. Ministria e Bujqësisë njofton se prej datës...

A e dini cili është kryeqyteti i kriptomonedhave?

Liverpool ka dalë si kryeqyteti i kriptomonedhave në Mbretërinë e Bashkuar, sipas një studimi që hulumtoi zakonet online të njerëzve në të gjithë vendin,...

“Nuk do luani nëse e teproni!” Alonso paralajmëron yllin Mbappe

Xabi Alonso e ka filluar me shumë vrull dhe orë pune të gjata rrugëtimin e tij si trajner te Real Madrid. Tekniku spanjoll i...

Cilat verëra janë më të dëmshme për organizmin?/ Ja çfarë thotë kardiologia

Konsumi i verës është një pjesë e pandarë e kulturës mesdhetare, por duhet të bëhet me kujdes dhe masë sidomos sepse alkooli, përfshirë verën,...

Lajme të tjera

Web TV