Calhanoglu vazhdon ngacmimet ndaj Milanit: “I fshimë në fushë, isha i etur për hakmarrje”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas ngacmimeve në fundin e sezonit të kaluar kur Milan fitoi titullin, më në fund, Hakan Calhagnolu gjeti momentin për t’i rikthyer reston kuqezinjve. Fantazisti mposhti ish-skuadrën e tij me fanellën e Interit në finalen e Superkupës së Italisë të luajtur në Arabinë Saudite.

Vetë lojtari turk e pranon se u ndje i bezdisur nga ngacmimet e tifozëve milanistë por edhe Ibrahimovic gjatë titullit që festoi Milani sezonin e kaluar ndërsa shtoi se dëshira për hakmarrje ishte e madhe.

“E pranoj që është një fitore shumë e rëndësishme, për mua edhe më shumë. Jam i lumtur dhe falenderoj shokët e tifozët që na ndoqën deri në Arabi.

Treguam në fushë se ishim një skuadër superiore, rezultati 3-0 e shpreh qartë këtë; tani të gjithë në shtëpi pasi nuk ka shumë për të thënë. Më kanë bezdisur shumë ngacmimet nga kampi i Milanit kur ata fituan titullin dhe kisha një dëshirë të madhe për hakmarrje.

Në ato ditë preferova të qëndroja i heshtur, ishte e rëndë për mua, por karma kthehet gjithnjë. Milani dukej i uritur por i dërguam shpejt në shtëpi, “i fshimë” në fushë dhe tani duhet të na respektojnë. Le të përqëndrohemi tashmë në kampionat dhe për titullin ne besojmë deri në fund”, u shpreh Calhanoglu.

Të fundit

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Lajme të tjera

Web TV