Ndërpritet për disa minuta ndeshja Southampton-Aston Villa, arsyeja ishte një….. dron

Është ndërprerë për disa minuta ndeshja Southampton-Aston Villa për shkak të një droni që ka fluturuar në stadiumin “St. Mary’s Stadium”.

Gjyqtari Michael Salisbury bisedoi me kapitenët e të dyja skuadrave përpara se lojtarëve t’u kërkohej të largoheshin nga fusha për arsye sigurie.

Futbollistët qëndruan disa momente në dhomat e zhveshjes, ndërkohë që ndeshja rinisi sërish. Rezultati vazhdon të jetë 0-0.

5a2c4e82-6ff9-4ace-b9b8-ca38e9ee641b.jpg