Rama-Berisha-Meta/ Betejë e përbashkët, qëllime të ndryshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

Në 32 vite tentativë mes demokracisë liberale dhe demokracisë hibrite, ku kjo e fundit del më e “fortë”, palët politike përballen si asnjëherë tjetër në zgjedhjet lokale të 14 majit. Partia Socialiste vijon të ketë shumicën edhe në vijim të mandatit të tretë, me barrën e konsumimit, e po aq me peshën e rëndë të aferave që janë ngulur edhe në pushtetin lokal, por pavarësisht këtyre dy faktorëve që do “penalizonin” çdo pushtet, sërish shkon e qetë në zgjedhje, duke bërë llogaritë që të rifitojë bashkitë e mëdha, pa shumë mund. Kryeministri Rama rrallë po shfaqet në takime me elektoratin, por me strategjinë që të bëjë një fushatë intensive bashki më bashki, për t’I trajtuar këto zgjedhje si politike dhe aspak lokale. Kjo është në interesin e Ramës, pasi e ka kuptuar se bombardimi me propagandë, duke shmangur problematikën lokale, por duke u marrë me kundështarin e dërrmuar do sjellë alternativën: Edhe pse mund të mos më doni, mua më votoni, pala tjetër është “non grata” që ju shpie në humnerë. Në 61 bashki PS ka shpallur minimalisht pretendimin se do marrë mbi 40 të tilla, ndërsa opozita edhe pse deklaron se do dalë fituese, thellë thellë e ka të qartë se kjo është në kufijtë e së pamundurës. Shkaqet janë të shumta, por më kryesorja shkaku i këtij penalizimi të madh është vetë opozita e cila shkon tërësisht e përçarë në këto zgjedhje. Brenda PD-së janë të paktën dy grupime; Grupimi Berisha dhe Grupimi Basha, ndërsa nuk janë të pakët edhe ata të djathtë që nuk gjenden me asnjërën palë, por deri më tani mund të përfshihen në elektoratin e djathtë që mund të refuzojë pjesëmarrjen në zgjedhje. Më i fortë brenda kampit opozitar shfaqet Berisha, kundrejt Grupimit Basha i cili përfaqësohet nga Enkelejd Alibeaj, i cili edhe pse “vetëquhet” kryetar me vulë, shëtit kudo pa alektorat, për tu shfaqur vetëm në Parlament ose në ndonjë ambasadë si i ftuar për ndonjë ceremony pa shumë peshë. Nga ana tjetër Berisha ka si aleat të :madh” Ilir Metën, por ky i fundit pasi la presidencën ka gjetur një parti të rrudhur dhe dukshëm nuk mund të luajë “violinën e parë”. Madje ai ka zgjedhur që peshën tia lerë në shenjë “respekti” doktorit, por më shumë duket një lëvizje mëse e menduar taktike politike nga ana e tij. Vetë Meta do ishte i kënaqur me disa këshilltarë bashkiakë, për ti përdoruar më pas si “patronazhistë” që do i siguronin votat në zgjedhjet e ardhëshme Parlamentare në vitin 2025. Mbi zhvillimet politike në vend dhe përballjen në zgjedhjet lokale flasin analistët: Lorenc Vangjeli, Leonard Karaj, Plator Nesturi dhe Erald Shulla.

Të fundit

“Kur këndoj në dasma emocionohem”, Shpat Kasapi: Është prekëse kur vajza del nga shtëpia

Sa hite e këngë të Shpat Kasapit ndezin atmosferën në dasmat e gëzimet tona familjare! Në një intervistë për “Vila...

Surprizë! Eliona Pitarka ndan lajmin e bukur, në pritje të ëmbël për herë të tretë

Lajm i bukur nga Eliona Pitarka. Teksa realizon një kërcim me bashkëshortin, ai nxjerr një eko dhe Eliona tregon barkun. Ai është tashmë paksa i...

Koçiu viziton fëmijët e parë të vitit 2025/ Paketa e infertilitetit do jetë falas

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu u dha mëngjesin e kësaj të mërkure bonusin dy binjakëve që bekuan të parët vitin 2025. Në spitalin mbretëresha geraldinë...

Filmat më të mirë për vitin 2024

Nga “Inside Out 2” filmi i animuar me më shumë fitime deri tek “Joker 2” që dështoi t’i bëjë përshtypje kritikëve dhe audiencës janë...

“Njerëz dhe fate 3” më shpejt nga se e mendonim, Arben Derhemi zbulon kur nisin xhirimet

“Njerëz dhe fate 3” po “gatuhet” dhe data e nisjes së filmit do të jetë më e afërt nga se e mendonim. Aktori Arben...

Lajme të tjera

Web TV