Në Madrid ëndërrojnë ende për transferimin, mjafton vetëm një sinjal i Mbappe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Real Madrid dhe Kylian Mbappe nuk mund të qëndrojnë larg edhe për shumë kohë. Duket sikur të dy janë projektuar të përfundojnë së bashku pavarësisht deklaratave të presidentit madrilen, Florentino Perez i cili theksoi se Los Blancos nuk luftojnë më për shërbimet e sulmuesit francez.

Fjalë këto në fakt deri diku të vërteta pasi Mbappe rinovoi kontratën me PSG dhe zgjodhi parizienët para madrilenëve. Kjo situatë bën që spanjollët të qëndrojnë në vendnumëro, ndërsa e vetmja mënyrë për të rindezur shkëndijen e vitit të kaluar është një sinjal nga ana e vetë lojtarit 24-vjeçar.

Mbappe është aktualisht i përqëndruar te sezoni me PSG ku synon titullin e Champions League dhe nëse ia del me sukses atëherë mund të largohej i qetë nga Franca. Vetë Mbappe nuk e ka mohuar edhe pas rinovimit me PSG joshjen që ndjen prej Real Madrid, ndaj në verë historia pritet të rinisë dhe të dhurojë shumë zhurmë në mediat botërore.

Të fundit

Haki Çako: Mbi 90% e zjarreve ndodhin nga dora e njeriut

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes me Loneta Prognin...

Brenda rezidencës mahnitëse ku gjithçka është prej ari (VIDEO)

Priyam Saraswat vizitoi së fundmi një rezidencë mahnitëse në Indore të Indisë, ku gjithçka, nga mobiljet te prizat elektrike, është prej ari. Videoja magjepsëse, që...

Keqtrajtuan një person gjatë detyrës, arrestohen tre efektivët e policisë

Tre efektivë policie kanë rënë në pranga në Pejë të Kosovës pasi akuzohen se gjatë arrestimit të një personi, e kanë keqtrajtuar këtë të...

Evropa “digjet” nga i nxehti, Moska regjistron 30 qershorin më të ftohtë në histori

Në të gjithë historinë e vëzhgimeve meteorologjike, në Moskë u regjistrua 30 qershori më i ftohtë deri më tani, tha eksperti kryesor i Qendrës...

Pas më shumë se tre vitesh luftë, Ukraina tani është vendi më i minuar në botë

Pas më shumë se tre vitesh luftë me Rusinë, Ukraina tani është vendi më i minuar në botë. Euronews raportoi më parë se do të...

Lajme të tjera

Web TV