Sergio Ramos i thur elozhe Leo Messit:“ Vuajtjet morën fund, është më i miri në histori”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sergio Ramos u përball për shumë vite me radhë kundër Lionel Messit. Ndërkohë që mbrojtësi spanjoll mbante veshur fanellën e Realit, “pleshti” ishte simboli dhe ylli i Barcelonës.

Duelet mes tyre në El Clasico nuk harrohen. Në verën e vitit 2021, të dy u transferuan te PSG, duke u kthyer nga “armiq” në shokë skuadre.

Në një prononcim për PSG TV, Sergio Ramos theksoi se argjentinasi është futbollisti më i mirë në histori dhe se tani po e shijon në maksimum atë si shok skuadre.

“Kam vuajtur për disa vite duke luajtur kundër Messit. Tani po e shijoj atë. Leo është futbollisti më i mirë që ka prodhuar ndonjëherë futbolli”, u shpreh ish-kapiteni i Realit.

Messi dhe Ramos po luajnë sezonin e dytë me kampionët e Francës. Objektivi i madh është fitimi i Champions League, trofe që klubi kryeqytetas nuk e ka fituar kurrë më parë.

Të fundit

Alarm në Kosovë: Produktet serbe po dominojnë tregun, rrezikohen prodhimet vendore

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, importet nga Serbia janë dyfishuar, duke arritur në 110.53 milionë euro, krahasuar...

Duhen ushtarë në front, Izraeli nis rekrutimin e 54 mijë hebrenjve ultra-ortodoksë

Ushtria izraelite ka njoftuar se do t'u dërgojë 54 000 njoftime rekrutimi të rinjve ultra-ortodoksë deri në fund të muajit për rekrutim dhe forcim...

Ardit Bido komenton “aksionin” e Ramës në Vlorë: Ishte e nevojshme!

Ish-drejtori i Arkivave, Ardit Bido, i cili në zgjedhjet e 11 Majit kandidoi në qarkun e Vlorës nën siglën e Partisë Socialiste, komentoi këtë...

Rëndohet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Teksas

Përkeqësohet ndjeshëm bilanci i tragjedisë së shkaktuar nga përmbytjet në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Autoritetet kanë konfirmuar të paktën 100 persona të...

Jeruzalemi i 1099, pelegrinazhi që u kthye në kasaphanë

Përgatiti: Leonard Veizi  Mbi rrëzë të shkretëtirës, nën flakët e një dielli verbues që i ngjante më shumë mallkimit sesa bekimit, 15.000 burra – kalorës,...

Lajme të tjera

Web TV