79 vite nga masakra e 4 shkurtit, Veliaj: Të rikthejmë dinjitetin në rrugët e Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot mbushen 79 vjet nga masakra e “4 Shkurtit” në Tiranë. Në përkujtim e nderim të viktimave të kësaj masakre, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti në zyrë kryetarë të organizatave Kombëtare të Veteranëve dhe familjarë të dëshmorëve të “4 Shkurtit”, për emërtimin e segmentit të rrugës nga Banka e Shqipërisë deri te lumi i Lanës, me emrin “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.

Kryebashkiaku tha se ndihet krenar për punën që po bëhet nga Bashkia e Tiranës për emërtimin me dinjitet të rrugëve të kryeqytetit.

“Jam shumë krenar për Këshillin Bashkiak që vendosëm të rikthejmë dinjitetin në vend, të zhbëjmë një padrejtësi me emërtesat në Tiranë. E kuptoj se sisteme të ndryshme, regjime të ndryshme, qeveri të ndryshme, politika të ndryshme, parti të ndryshme, kanë opinionet e tyre. Por, mendoj se disa gjëra, tashmë janë të rrënjosura në historinë tonë, si roli i Skënderbeut, roli i Rilindasve, roli i Lëvizjes Anti-Fashiste, dhe është fakt se Tirana është çliruar me forcat e veta. Është fakt se Tirana pati 86 viktima, të cilët njihen si ‘Dëshmorët e 4 Shkurtit’. Është fakt se rruga ka qenë gjithmonë aty, ndaj rikthimi i emërtimit për segmentin nga Banka e Shqipërisë deri te Lumi i Lanës, si rrugë paralele me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rikthen këtë padrejtësi të bërë ndaj familjeve, ndaj dëshmorëve, dhe atyre që besojnë te kauza e anti-fashizmit”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se këto data të rëndësishme duhet t’i bëjnë bashkë shqiptarët dhe jo t’i përçajnë ata.

“Sot është një moment gëzimi sepse një nga rrugët më të rëndësishme të Tiranës rikujton lëvizjen anti-fashiste. Por, ne duhet të ruajmë vigjilencën. Kur vjen ‘cirku në fshat’, dalin të gjithë kllounët ta përshëndesin, dhe ku afrohet fushata, del çdo lloj mitomani dhe sharlatani me propozime nga më të ndryshmet. Njëri shan të ardhurit, duke harruar se 90% e këtij qyteti – sidomos në 103 vitet e fundit, pasi Tirana u caktua Kryeqytet – janë të ardhur, sepse nga 10 mijë vetë, sot jemi një qytet me 1 milion e 10 mijë vetë. Në 100 vjet jemi rritur 100 herë. Kam dëgjuar edhe çudira të tipit ‘të heqim emrin e Asim Vokshit dhe Avni Rustemit nga rrugët e Tiranës’, si një lojë elektorale. Por, kjo është një lojë e rrezikshme. Ndaj, ftesa për këta shokë është: në Tiranë ka plot gjëra që mund të bëhen më mirë, unë jam vetë kritik, por është mirë ta mbajmë debatin këtu, nuk duhet të merremi me tabela rrugësh dhe me ndryshimin e historisë, sidomos kur propozime të tilla vijnë nga të rinj që duhet të përfaqësojnë frymën perëndimore dhe të respektojnë luftën. Le t’i lëmë këto biseda, janë pa bereqet, t’i rikthehemi krenarisë si një vendi të çliruar me forcat e veta dhe të kuptojmë se kur ne shqiptarët jemi bashkë, bëjmë gjëra shumë të mrekullueshme.”, u shpreh Veliaj.

Lexo edhe :  Referendumi për nënshtetësinë në Itali mund ta bëjë vendin më të drejtë

Ai tha se kur bëhemi bashkë, si në luftë, pas tërmetit apo gjatë pandemisë, kemi treguar më të mirën tonë. “Nëse nuk kujtojmë më të mirën, nuk lëvdojmë më të mirën, nuk inkurajojmë më të mirën, do bëjmë gabimet që kemi bërë në të kaluarën”, shtoi Veliaj. Gjergj Velo, kryetar i Organizatës Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ-it dhe Dëshmorëve të tjerë të Atdheut, tha: “Rikthyet në vend një çështje që ishte, jo vetëm gabim, por edhe një shtrembërim dhe një vlerësim jo në kohën e duhur dhe jo në lartësinë e duhur. Ju e korrigjuat. Ju lumtë!”

 

Të fundit

Hapen kutitë në Dibër, do rinumërohen votat preferenciale të koalicionit të PD-ASHM

Ka nisur rinumërimin e 42 kutive të votimit Qarkun Dibër. Raportohet se do të rinumërohen votat preferenciale të koalicionit Partia...

Ndarja nga jeta e Leka Bungos, Rama mesazh ngushëllimi: Lamtumirë miku im, prehu në paqe

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të regjisorit të njohur Leka Bungo. Në një postim në Facebook, Rama...

Trump ‘zbut’ Elon Musk/ Pendohem për postimet e mia: E teprova

Elon Musk ka bërë një hap pas në përplasjen e tij me presidentin amerikan Donald Trump, duke shprehur pendesë për disa prej komenteve që...

26 vjet nga tërheqja e forcave serbe nga Kosova, përfundimi i pushtimit

Sot shënohen 26 vjet nga tërheqja e forcave ushtarake dhe paramilitare serbe nga Kosova, duke i dhënë fund pushtimit serb mbi vendin.Ushtria serbe u...

Getaway Magazine: Shqipëria, vendi sekret ku çdo përvojë ka shijen e një zbulimi

Mes maleve krenare dhe brigjeve të kristalta të Adriatikut e Jonit, Shqipëria qëndron si një nga sekretet më të bukura të Mesdheut. Dikur e...

Lajme të tjera

Web TV