Zaniolo tek Galatasaray pothuajse e kryer, ja formacioni i frikshëm i ekipit turk

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Roma i ka dhënë miratimin Nicolo Zaniolos për të fluturuar në Stamboll për të përfunduar transferimin e tij tek Galatasaray.

Sulmuesi 23-vjeçar italian ka udhëtuar mëngjesin e sotëm drejt Milanos për t’u përgatitur për udhëtimin në Stamboll dhe ka qëndruar në një hotel, duke pritur që dy klubet të finalizojnë detajet e kalimit të tij në Superligën e Turqisë.

Galatasaray thuhet se ka rënë dakord të paguajë Romën mbi 20 milionë euro në total dhe 15 milionë euro bonuse për Zaniolon, i cili do të ketë një klauzolë lirimi prej 35 milionë euro në kontratën e tij.

Verdhekuqtë gjithashtu kanë një klauzolë për rishitjen e lojtarit e cila shkon në 15% të shumës, duke i lejuar ata të përfitojnë edhe 5.25 milionë euro nëse klauzola e lirimit të italianit aktivizohet.

Sipas Gianluca Di Marzios, Roma e ka informuar Zaniolon se mund të marrë fluturimin e tij privat për në Stamboll, ku ai do të kryejë testet e zakonshme mjekësore para transferimit.

Në klubin turk ai do të fitojë rreth 3.5 milionë euro neto në sezon.

Me transferimin e italianit, skuadra ku luan edhe Milot Rashica, do të ketë një skuadër të fortë, që do të jetë e denjë të luftojë për fitimin e kampionatit dhe më tej.

Sulmi do të përbëhet nga emra si Dries Mertens, Mauro Icardi, Muhammed Kerem Aktürkoğlu dhe Nico Zaniolo.

Rashicës i mbetet të luftojë për një vend në formacionin bazë.

Të fundit

“Çmendet” Moti/ Çfarë do të ndodhë në Shqipëri deri në fundjavë

Moti parashikohet me vranësira dhe reshje shiu, fillimisht në zonat veriperëndimore dhe pjesërisht në qendër të vendit. Ditën e...

Paralajmërimi i Trump për Rusinë, rriten çmimet e naftës në tregjet evropiane

Çmimet e naftës u rritën të hënën pasdite në tregjet evropiane, pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se do të shkurtonte...

Ç’fitoi doktori nga dashuria për Trump?

Që prej rikthimit të Donald Trump në Presidencë në SHBA, Partia Demokratike dhe Sali Berisha kanë patur shpresë se kjo do të sjellë të...

Trump bën thirrje për ndihmë urgjente në Gaza: Çdo grimcë ushqimi duhet të hyjë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për ndihmë humanitare në Rripin e Gazës, duke deklaruar se Izraeli duhet të...

Çështja “Epstein”, Trump kërkon dëshminë e miliarderit Rupert Murdoch

Trump kërkon që Rupert Murdoch të dëshmojë brenda dy javësh në çështjen për shpifje ndaj Wall Street Journal Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka kërkuar...

Lajme të tjera

Web TV