Dramë në “Old Trafford”, United dhe Leeds e mbyllin sfidën në një barazim katër golash

Manchester United-Leeds United e mbyllën në paqe takimin e prapambetur të raundit të tetë të Premier League.

Sfida u mbyll me barazimin 2-2, me ritmin që u diktua nga vendasit. Ishin miqtë ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, duke realizuar me Gnonto në minutën e parë, me pjesën e parë që u mbyll me avantazhin e Leeds.

Një autogol i Varane në minutën e 48’ e thelloi edhe më tej diferencën e takimit. “Djajtë e Kuq” tentuan të reagonin dhe në minutën e 62’ Rashford gjeti rrugën drejt rrjetës, duke rihapur sfidën.

Ndërsa 8 minuta më pas Sancho barazoi për ekipin e Ten Hag, duke dalë me një pikë nga kjo sfidë.

Pas këtij takimin Manchester United qëndron në vend të tretë me 43 pikë, teksa Leeds ngjitet në vend të 16-të me 19 pikë.