Pas britanikëve, edhe mediat italiane i bëjnë jehonë bukurive natyrore të Shqipërisë

Pas mediave britanike, edhe ato italiane kanë promovuar “tokën e shqiponjave”.

Një reportazh i “Corriere Della Sera” i dedikohet bukurive natyre dhe vlerave njerëzore që mbizotërojnë në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në “facebook”.

“Këtë herë është radha e gazetës më të madhe italiane “Corriere Della Sera” 🇮🇹 që të promovojë “tokën e shqiponjave”, shkruan ndër të tjera kryeminsitri.