Mbappe rikthen “telenovelën” e vjetër, francezi kërkon transferimin tek Real Madrid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kylian Mbappe zgjati kontratën me PSG-në verën e kaluar dhe më pas u bë futbollisti më i paguar i të gjitha kohërave.

Gjysmë viti më vonë, Mbappe dëshiron të largohet sërish nga PSG, shkruan The Athletic. Plani i Mbappes është të largohet nga PSG për te Real Madridi.

Megjithatë, kjo nuk ka gjasa të ndodhë këtë verë pasi klubi madrilen do të duhet të paguajë një kompensim të madh për sulmuesin 24-vjeçar, ndërsa ata mund ta marrin atë falas në verën e vitit 2024.

Mbappe, golashënuesi më i mirë në Botërorin e kaluar, këtë sezon ka shënuar 25 gola në 26 paraqitje për PSG-në.

Në kontratën e Mbappes me PSG-në, ekziston një opsion për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2025, por vetë Mbappe duhet të pajtohet me këtë opsion.

The Athletic shkruan se Mbappe nuk do të aktivizojë opsionin e përmendur, por do të përmbushë ëndrrën e tij të fëmijërisë dhe do të luajë për klubin madrilen.

Deri atëherë, sulmi i Realit do të drejtohet nga bashkatdhetari i Mbappes, Karim Benzema, 35-vjeçari i cili së shpejti do të vazhdojë kontratën me madrilenët edhe për një vit.

Real Madridi po ëndërron gjithashtu të sjellë Erling Haaland nga Manchester City, pasi kampioni anglez është nën hetim për shkelje të rregullave financiare.

Të fundit

Kreshnik Spahiu: Disa fakte për ata që duan ta shpallin Thethin ‘Republikë të pavarur’

Po e nis me konkluzionin politik: Qeveria nuk duhej të kishte nisur aksionin e buldozerëve në mes të sezonit...

Vlorë, adoleshentja tentoi të vrasë veten, familjarët zhdukin armën

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e ditës së sotme në Vlorë ku një 17-vjeçare tentoi t'i jepte fund jetës duke...

Altin Dumani kërkon shkarkimin e prokurores Flora Çela

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani u qëndroi shkaqeve të ankimit ndaj konfirmimit në detyrë të prokurores së Vlorës, Flora Çela duke kërkuar shkarkimin e...

Fieri dhe Mirdita hapin tenderë për të blerë dronë

Shqipëria ka dy satelitë në orbitë, po institucionet po kërkojnë zgjidhje më të thjeshta në teren. Pas flakëve që shkrumbuan pyllin e Darzezës edhe...

Hera e parë në histori! Serbia dhe Kina, stërvitje të përbashkët ushtarake

Serbia dhe Kina pritet të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë kah fundi i këtij muaji, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e...

Lajme të tjera

Web TV