Gjestet e pahijshme kundër Mbappe dhe Francës, flet Emi Martinez: “Ai është më i miri”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Argjentinë-Francë ishte një nga finalet më spektakolare në historinë e Botërore me amerikano-latinët që triumfuan pas goditjes së 11-metërshave. Festa për kombëtaren “Albiceleste” ishte e jashtëzakonshme dhe në një nga protagonistët kryesorë u shndërrua edhe portieri Emiliano Martinez. Ky i fundit që njihet edhe si “Dibu”, përveç se shpëtoi në disa raste kombëtaren e tij përgjatë finales, në festime mori bujë pasi vendosi në lojë Kylian Mbappe, siç ishte në rastin e një kukulle që i ngjante sulmuesit francez apo edhe koreve në dhomat e zhveshjes. Gjithsesi në intervistën e fundit për France Football, Martinez shpjegoi gjithçka duke theksuar se ka një respekt të madh për Mbappe dhe francezët.

“Nuk ishte qëllimi im për të ngacmuar Mbappe. Unë përgjatë karrierës sime jam shoqëruar me shumë francezë, nuk mund të tallem me ta, mjafton të pyesni Giroud me të cilin kam qenë shok skuadre te Arsenal. Nuk kam asnjë problem me ta dhe më pëlqen shumë kultura dhe mentaliteti francez.

Ato që ndodhin në dhomat e zhveshjes, duhet të mbesin aty. Unë mbaj mend që kur Franca na eliminoi në vitin 2018, u tallën me Messin. Ashtu si edhe nëse një skuadër mposht Brazilin, mund të merren me Neymar, nuk kam asgjë personale me Mbappe. Unë e respektoj maksimalisht dhe nëse këndojmë për Mbappe apo Neymar vjen sepse ata janë yje.

Kukulla që ngjasonte me Mbappe? Në Argjentinë na hodhën shumë të tilla, mund të ishin 100. Në atë moment një prej kukullave më ra në këmbë dhe unë e mora, kaq ishte e gjitha. Si mund të tallem me Mbappe? Ai më shënoi katër gola në finale, i bie që kukulla të jem unë. Kam një respekt të madh për Mbappe dhe mund t’iu them diçka… Ai është lojtari më i mirë francez që unë kam parë në jetën time. Ai duhet ta mbajë kokën lart sepse bëri një ndeshje të shkëlqyer në finale, është një kënaqësi të luash kundër tij, ai ka fituar thuajse çdo finale që ka luajtur. Është një djalosh me talent të jashtëzakonshëm, e kuptoj që është ndryshe nga të tjerët. Kur Messi të lërë futbollit, Mbappe do të fitojë shumë Topa të Artë”, u shpreh Martinez.

Të fundit

Kritere të reja për fermerët, bujqit ankohen për vështirësi në aplikim

Qeveria shqiptare ketë vit ka vënë në dispozicion të fermerëve 4.4 miliard lekë. Skema Kombëtare kësaj here është e ndarë...

Lapaj: Këto nuk janë thjesht zgjedhje për pushtet, është referendum

Kreu i Koalicioni ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ ka zhvilluar ditën e sotme takim nga zona e ‘Ali Demit’ në Tiranë. Lapaj u shpreh se këto nuk...

Johnny Depp nuk njihet, aktori i famshëm rikthehet në Hollywood me një rol ndryshe

Johnny Depp është rikthyer fuqishëm në Hollywood dhe fotoja e parë nga filmi i ri në të cilin luan, me titull “Day Drinker”, po bën bujë. Aktori i...

Rama batuta me gazetaren nga Konferencë në Luksemburg: Mos po më pyet me Chat GPT belg?

Nga konferenca në Luksemburg, nuk munguan as batutatë mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetarëve. Ai hodhi batuta me një gazetare, e cila iu shpreh se e...

Dyshohet se vrau partneren në Gjermani, vetëdorëzohet shqiptari

Pas vdekjes së dhunshme të një gruaje 32-vjeçare në Oberhausen, partneri i saj 47-vjeçar, shqiptar i Kosovës, është arrestuar dhe do të paraqitet para...

Lajme të tjera

Web TV